Rrethana të gabuara

Rrethana të gabuara

Në stokPërditësuar dje

800 lekë

Ky produkt shitet nga Mediaprint në faqen e vet (mediaprint.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Mediaprint

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në mediaprint.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Kriminologu Tomi Shehu transferohet në Firence për të nisur një aventurë të re si detektiv privat. Edhe pse shpreson që lidhjet me Shqipërinë t’i ketë lënë pas, çështja e parë që do t’I bjerë në dorë do të jetë ajo e vrasjes së një adoleshenti shqiptar në qytetin e Rilindjes. Hetimet për zbardhjen e vrasjes do ta orientojnë në pista të ndryshme si: kon­ikti mes dy grupeve shqiptare, prishje të pazareve me mafien vendase dhe sherre mes adoleshentëve. Në fund, Tomi do të arrijë të hedhë dritë mbi ngjarjen, i ndihmuar edhe nga dy miqtë e tij; policja e aftë dhe e bukur Rozaria Pinto dhe prokurori i Antimafias, Alesio Salvo. Një thriller klasik për një ngjarje të kohëve tona, një dedektiv shqiptar në Firence. Një subjekt që të mban frymën, deri sa ta zbulosh të vërtetën deri në fund! Një e vërtetë e papritur, e paimagjinuar. Zgjidhja tepër origjinale e misterit, gjuha e shkathët, e drejtpërdrejtë dhe e përshtatshme për ritmin e rrëfimit, e mbajnë peshë lexuesin deri në fund. Genc Frashëri ka lindur më 27 shtator 1980 në Tiranë. Arsimin e mesëm e ka kryer në gjimnazin “Sami Frashëri”. Pasi jetoi për një periudhë disavjeçare në Itali, u kthye në Tiranë, ku ndoqi studimet e larta për gazetari dhe u diplomua në vitin 2005. Ende pa përfunduar fakultetin, ai filloi të punonte në medie, fillimisht si gazetar i kronikës së zezë pranë “Agjencisë Telegrafike Shqiptare” dhe pak kohë më vonë si përkthyes në televizionin “Klan”. Angazhimin më kohëgjatë, vitet 2004-2017, ai e ka në televizionin “Top Channel”, në departamentin e lajmeve online. Më pas ai ka mbuluar për dy vjet zhvillimet ndërkombëtare në televizionin “ABC News” dhe, që prej vitit 2019, ushtron të njëjtin funksion në televizionin “Euronews Albania”. Libri “Rrethana të gabuara” është romani i tij i parë në gjuhën shqipe.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Mediaprint sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

800 lekë

Më i ulëti

800 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

800 lekë

Më i larti

800 lekë

22 tet 2026

Rrethana të gabuara