Rreziqet në Ushqime dhe Monitorimi i Tyre – Renata Kongoli, Rozeta Hasalliu, Ariola Morina

Rreziqet në Ushqime dhe Monitorimi i Tyre – Renata Kongoli, Rozeta Hasalliu, Ariola Morina

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

€20≈ 1 813 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria UBT në faqen e vet (librariaubt.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria UBT

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariaubt.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra shkollore
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Siguria ushqimore është një çeshtje mjaft e rëndësishme dhe aktuale. Konsumatorët kanë të drejtë të pretendojnë se ushqimet që ata blejnë dhe konsumojnë, janë përgatitur nën kushte të përshtatshme dhe nuk dëmtojnë shëndetin e tij. Njerëzit e përgjegjshëm për rregullimin e industrisë globale të ushqimit e pranojnë këtë parim dhe vënë rregulla të përshtatshme, por është një detyrë ligjore dhe morale, por edhe stimul ekonomik, për të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, që të sigurojnë se ushqimi, që furnizojnë, të mos ketë ndonjë rrezik për sigurinë ushqimore dhe në praktikë, kjo është e mundur. Ky material prezanton konceptet rreziqeve, natyrën e tyre dhe vlerësimet e rrezikut mikrobiologjik (MRA), parimet dhe teknikat, që ndihmojnë lexuesin të kuptojë dhe tâ€i përdorë ato për menaxhimin e sigurisë ushqimore, synon të theksojë përfitimet e sistemeve të analizës së rrezikut formal dhe të inkurajojë menaxherët e rrezikut që të sigurojnë që në vendim-marrje, përdoren procese transparente të vlerësimit të rrezikut dhe të dhënat më të mira të përshtatshme. Studimet teorike dhe puna kërkimore në këtë fushë, ka siguruar mjete analitike të fuqishme për marrjen e informacionit mikrobiologjik, për vendime që duhen ndërmarrë dhe komunikimi, dhe më tej, ndërmarrjen e veprimeve parandaluese, që janë të duhurat për eleminimin e rrezikut, për konsumatorët dhe për synimin e përdorimit të produktit. Përdorimi në një masë të caktuar i mjeteve të vlerësimit jo të drejtpërdrejtë, i trajtuar në material, është i nevojshëm, sepse rreziku nuk mund të matet në mënyrë të drejtpërdrejtë; ai mund të llogaritet, bazuar mbi të dhënat e propabilitetit të treguar dhe tipit të rrezikut. Shumica e teknikave të duhura kanë rrënjët e tyre në vlerësimin e rrezikut në fusha të tjera. Mjaft autorë dhe organizata si: Organizata Botërore e Shëndetit, Kodeksi Ushqimor, Instituti Ndërkombëtar i Shkencave të Jetës dhe Komisioni Ndërkombëtar mbi Specifikimet Mikrobiologjike për Ushqimet (Ëorld Health Organisation, Codex Alimentarius, International Life Sciences Institute & the International Commission on Microbiological Specifikations for Foods), kanë përmirësuar zbatimin e tyre në vlerësimin e rrezikut mikrobiologjik dhe kanë fokusuar gjithashtu këto mjete mbi rreziqet mikrobiologjike, ndërsa përpiqen të mbajnë një lloj uniformiteti në përafrimet e bazuara mbi rrezikun, për të mbrojtur të gjitha aspektet e shëndetit publik, që është evident për konsumatorët dhe që edhe rreziqet kimike dhe mikrobiologjike, të vlerësohen po në të njëjtën mënyrë. Paraqitja e Vlerësimit të Rrezikut Mikrobiologjik (Microbiological Risk Assesment, MRA), do të jetë gjithmonë e kufizuar dhe e ndërvarur nga të dhënat e përshtatshme. Prandaj, vlerësimi i rrezikut informal, që udhëheq veprimet e menaxhimit, ndërmerret çdo ditë, bazuar në opinionet eksperte dhe në vlerësimet që mund të bëhen të vlefshme. Si pjesë e këtij procesi, pasiguritë dhe ndryshueshmëria ose jo, perfeksioni në të dhënat, duhet të identifikohen në mënyrë të qartë dhe të merren në analizë gjatë procesit të vendim-marrjes. Metodat për bërjen e saj, spjegohen më poshtë. Përdoruesit potencialë të MRA presin me të drejtë që teknika, që prodhon rezultatet, që ata mund të përdorin për sugjerimin e kontrolleve dhe përmirësimin e kostove të produkteve të tyre, të mund të japë/të arrijë pritshmëritë e konsumatorit. Përdorimi i sistemeve formale të MRA rrit mundësitë e arritjes së këtij piksynimi; por paraqitja gjithmonë do të jetë e kufizuar nga përshtatshmëria e informacionit për vlerësimin e rrezikut. Ajo do të lidhet me aftësitë e secilit në ndërmarrjen e vlerësimit të një rreziku, duke identifikuar rreziqet dhe gjenerimin e furnizimit të besueshëm me të dhëna për vlerësimin e paraqitjes/ekspozimit; hallka e dobët mund të shtrihet në karakterizimin e rrezikut të siguruar dhe të duhur për konsumatorin. Meqënëse si ushqimet ashtu edhe pijet përgatiten për grupe specifike konsumatorësh, është e rëndësishme që të mbahet një njohje më e mirë dhe një lidhje midis ekspozimit të një rreziku të veçantë dhe ashpërsisë së tij, të shoqëruar me spjegimin e efekteve të dëmshme për shëndetin. Menaxhimi i sigurisë ushqimore nga organet kompetente shtetërore ka ndryshuar dhe vazhdon të ndryshojë mbi baza globale modelet e ndryshimit në tregëtinë e ushqimit, duke i përshtatur ato me globalizimin dhe furnizimin e ushqimit të sigurt. Tashmë sfida se si MRA drejton vendosjen e objektivave të sigurisë ushqimore, duke siguruar një nivel të duhur të mbrojtjes. Kjo do të shtyjë praktikat e menaxhimit të sigurisë, të tilla si HACCP, të zbatohen me rigorizitet dhe përgjegjshmëri. Në mënyrë të pavarur, konsumatori është fokusuar në autoritetet kombëtare (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) dhe ndërkombëtare apo Evropiane (European Food Safety Authority) dhe janë duke kërkuar vazhdimisht mënyra të zakonshme pune. Asnjëherë më parë nuk ka patur kërkesa për transparencë absolute në procesin e vendim-marrjes së politikave të menaxhimit të…

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria UBT sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 813 lekë

Më i ulëti

1 813 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 813 lekë

Më i larti

1 813 lekë

22 tet 2026

Rreziqet në Ushqime dhe Monitorimi i Tyre – Renata Kongoli, Rozeta Hasalliu, Ariola Morina