
Rruga e nates
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Një çast i vetëm që ndryshon gjithçka… Për 18 vjet, Xhud Faradeji i ka vënë nevojat e fëmijëve të saj mbi të vetat. Ky përkushtim është mjaft i dukshëm, pasi binjakët e saj, Mia dhe Zaku, janë dy adoleshentë të zgjuar e të lumtur, të rritur në një komunitet të vogël dhe të mbrojtur. Kur Leksi Beili shpërngulet në qytezën e tyre, askush nuk është më mikpritës se Xhudi. Leksi, e cila e ka kaluar fëmijërinë nga njëra shtëpi kujdesi në tjetrën dhe mban mbi supe një të kaluar të errët e të vetmuar, bëhet shpejt shoqja e ngushtë e Mias. Nuk kalon shumë kohë dhe Zaku bie në dashuri me të. Kështu, ata të tre bëhen të pandashëm, duke formuar një lidhje që duket e pathyeshme. Xhudi bën gjithçka që fëmijët e saj të ndjekin rrugën e duhur për në kolegj. Për të, rritja e tyre ka qenë gjithmonë e lehtë… derisa të bijtë mbërrijnë në vitin e fundit të shkollës së mesme, një periudhë e mbushur me liri të reja dhe rreziqe të fshehura. Si për ironi të fatit, një natë të nxehtë vere, frikërat më të këqija të një nëne bëhen realitet. Një vendim i vetëm rinor do të ndryshojë përgjithmonë rrjedhën e jetës së tyre. Mjafton një çast fatal që familja Faradej të shkatërrohet plotësisht dhe Leksi të humbasë gjithçka që sapo kishte gjetur. Nga autorja e shkëlqyer Kristin Hannah—e njohur për kryeveprat si Vajza e Pirenejve, Parajsa e bardhë, Gra në hije, Motra tjetër, Katër erërat dhe Kopshti dimëror —vjen një tjetër roman i paharrueshëm që shtron pyetjen: A mundet dashuria t’i mbijetojë një faji të pafalshëm?
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 360 lekë
Më i ulëti
1 360 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 360 lekë
Më i larti
1 360 lekë
22 tet 2026
Rruga e nates