
Rruga në të cilën rrallë shkohet
Në stokPërditësuar më 21 tet 2026
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Rruga në të cilën rrallë shkohet – Scott Peck Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck “Rruga në të cilën rrallë shkohet” është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë, veçanërisht, kur gjendemi në udhëkryq. Autori përpiqet të jetë sa më objektiv dhe korrekt në trajtimin e temave të mëdha si Dashuria apo Dhimbja, të cilat i fokuson jo vetëm në dritën e shkencës psikologjike, por futet dhe në trajtime filozofike, sociologjike, teologjike, madje dhe poetike, duke i shkrirë të gjitha këto në përvojën jetësore të vetvetes dhe të rrethit ku ai jeton. Vetë titulli i librit është sa sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtetë shkohet shumë rrallë, por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor bashkëkohës, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore. Për Scott Peck, por edhe për njerëz të tjerë që mendojnë dhe jetojnë si ai, Dashuria dhe Puna janë gjërat më të shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe të të tjerëve. Më tepër se gjithçka dhe mua më shtyu Dashuria që të marr për herë të parë rrugën e përkthyesit dhe të nxjerr në gjuhën shqipe këtë vepër të njohur në shumë vende të botës.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 100 lekë
Më i ulëti
1 100 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 100 lekë
Më i larti
1 100 lekë
21 tet 2026
Rruga në të cilën rrallë shkohet