Saga e familjes Maia

Saga e familjes Maia

Në stokPërditësuar dje

1 600 lekë

Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Booktopia

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Saga e familjes Maia – Jose Maria Eca de Queiros Saga e familjes Maia është një klasik i letërsisë portugeze, më i njohuri i shkrimtarit portugez José Maria Eça de Queirós, botuar për herë të parë më 1888. Ngjarjet e romanit zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në të tregohen peripecitë e familjes aristokrate Maia në tri breza, deri te pinjolli më i fundit i saj. Afonso da Maia, një fisnik i kamur, që prej vitesh jetonte i vetmuar në një çiflig fshati, vendos përfundimisht të kthehet në Lisbonë, në shtëpinë e quajtur Ramaljetë (Shtëpia me gjethe), për hir të nipit të tij Karlosit, të sapodiplomuar në Mjekësi. Karlos da Maia, trashëgimtar i një prej dyerve më të mëdha aristokrate në Portugalinë e mesit të shekullit XIX, është i pasur, i pashëm, bujar e i zgjuar. Familja ka varur tek ai gjithë shpresat dhe ambiciet shoqërore. E shkuara e lavdishme dhe e tashmja e pakënaqshme bashkëjetojnë brenda tij gjatë gjithë kohës. Një dandy i suksesshëm, historia e dashurisë e së cilit me Maria Eduardën vë në lëvizje një sërë rastësish, që gërshetojnë në mënyrë kumbuese fatin e Karlosit me atë të të atit dhe përhapet në gjithë shoqërinë portugeze. Miqtë e Karlosit, që janë po ashtu bij fisnikësh, që enden nëpër kryeqytet në kërkim të kënaqësive, teksa filozofojnë, pinë, shkojnë kohën kot dhe ushqehen me ideale boshe për një Portugali të cilën do të donin ta shikonin në lartësinë e Francës apo të Anglisë, dëshmojnë më së mirë inferioritetin që ndiejnë para të huajve. Nga ana tjetër, dashuritë e tyre dhe të Karlosit në veçanti, që përfundon me një dashuri incestuoze për të motrën, rrisin ankthin e pritjes dhe e shndërrojnë romanin në një tragji-komedi. “Saga e familjes Maia” rrëfen kalimin e pandalshëm të kohës, kauzat e humbura dhe dekadencën e kulturës dhe shpirtit portugez. I konsideruar si “Libri më i mirë i romancierit më të mirë portugez” nga shkrimtari nobelist José Saramago, “Saga e familjes Maia” është një roman klasik i letërsisë portugeze, me një atmosferë dikensiane, me një stil realist alla Flaubert dhe Zola e me një subjekt të denjë për tragji-komeditë shekspiriane.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 600 lekë

Më i ulëti

1 600 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 600 lekë

Më i larti

1 600 lekë

21 tet 2026

Saga e familjes Maia