
Salla e ujqërve
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Në stilin e vet të paimitueshëm, Hilari Manteli paraqet një pamje të një shoqërie në prag të ndryshimit, në shekullin e XVI, ku individët e luftojnë ose e përqafojnë fatin e tyre me pasion dhe kurajë. Një epokë kur fatet personale dhe politike ndahen nga një fije floku, kur suksesi sjell pushtet të pakufizuar, por një dështim i vetëm është baras me vdekje. Për sendërtimin e këtij realiteti dhe mjeshtrinë në rrëfim, romani i Mantelit është konsideruar një kryevepër, një roman i shkëlqyer dhe i pashoq në teknikat narrative të letërsisë së sotme angleze. Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen. Në këtë ngërç futet Tomas Kromuelli: njeri origjinal, magjepsës dhe pragmatist, idealist dhe oportunist, i mprehtë për të kuptuar njerëzit, demon energjie, një politikan i përkryer, i paepur në ambicien e tij. Arkitekt makiavelist i mbretërisë së Henrit VIII dhe autor i fateve të dinastisë së Tudorëve, ky protagonist i romanit të shumëvlerësuar të Hilari Mantelit përshkruhet në të gjithë kompleksitetin: një njeri që vjen nga asgjëja – mercenar në Francë, bankier në Firence, tregtar tekstili në Antverp. Në saje të cilësive të tij intelektuale do të jetë në gjendje të thyejë rregullat e rrepta të shoqërisë angleze dhe t’i shërbejë mbretit për të marrë divorcin nga Katerina e Aragonit, duke i dhënë kështu një drejtim të ri edhe historisë së Kishës së Anglisë. Por Henri është i paqëndrueshëm: një ditë i butë, ditën tjetër vrasës. Kromuelli e ndihmon t’i thyejë kundërshtarët, por cili do të jetë çmimi i triumfit të tij? Në stilin e vet të paimitueshëm, Hilari Manteli paraqet një pamje të një shoqërie në prag të ndryshimit, ku individët e luftojnë ose e përqafojnë fatin e tyre me pasion dhe kurajë. Një epokë kur fatet personale dhe politike ndahen nga një fije floku, kur suksesi sjell pushtet të pakufizuar, por një dështim i vetëm është baras me vdekje. Thanë për librin: “Salla e ujqërve është një kryevepër. Një libër thellësisht njerëzor, shkruar nga një prej shkrimtareve më të guximshme dhe më të shkëlqyera të kohës sonë.” The Observer “Verbues… magjepsës dhe i besueshëm.” The New York Times “I fortë, shkruar me lirizëm të thellë, me një stil të pastër dhe të ndërtuar me mjeshtëri, Salla e ujqërve nuk ka shok në narrativën angleze.” The Guardian
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 600 lekë
Më i ulëti
1 600 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 600 lekë
Më i larti
1 600 lekë
31 tet 2026
Salla e ujqërve