
Sam Copeland: Çarli merr formë mamuthi
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Zed në faqen e vet (zed.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra fëmijësh
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Libri i tretë dhe i fundit i serisë “Çarli…” nga Sam Koplandi vjen në gjuhën shqipe. Për fëmijët është i njohur me dy librat e mëhershëm, “Çarli përshndërrohet në pulë” dhe “Çarli transformohet në Tireks”, ndonëse autori nuk i mbajti këto premtime dhe Çarli u bë ç’u bë, por nuk e pamë asnjëherë si pulë dhe si tiranozaur. Po në këtë libër, a thua vallë e ka mbajtur premtimin autori që Çarli të marrë formë mamuthi? Një libër i shkruar me plot humor, në thelbin e vet flet për përjetimet e secilit fëmijë: shqetësimet, frikërat dhe ankthet kalohen shumë më lehtë dhe shumë më mirë kur ke familjen dhe shoqërinë afër. Një libër që të bën të shkulesh gazit, thotë me të drejtë gazeta Guardian. Por jo vetëm kaq. Një libër që zbavit dhe jep mesazhe shumë të mira për fëmijët. I shkruar kaq bukur nga superagjenti letrar dhe supershkrimtari për fëmijë, përkthyer po aq në gjuhën shqipe nga Ilir I. Baçi Një libër të cilin duhet ta lexojë çdo fëmijë!
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Zed sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
21 tet 2026
Sam Copeland: Çarli merr formë mamuthi