
Set Mouse + Tastierë + Mousepad BLOODY B1700 Gaming
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Computer Pro në faqen e vet (computerpro.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Computer Pro
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në computerpro.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Mauspad
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Set Mouse + Tastierë + Mousepad BLOODY B1700 Gaming BLOODY B1700 është një set gaming i kompletuar që përfshin tastierë, mouse dhe mousepad , i përshtatshëm për gaming, punë dhe përdorim të përditshëm. Seti ofron reagim të shpejtë, ndriçim të rregullueshëm, kontroll të saktë të mouse-it dhe materiale rezistente për përdorim afatgjatë. Mouse-i me sensor optik PixArt arrin deri në 6000 CPI , ndërsa tastiera ofron teknologji Multi-Key Rollover , reagim prej vetëm 1 ms dhe frekuencë raportimi 1000 Hz. Tastierë gaming me reagim 1 ms Tastiera e përfshirë në setin BLOODY B1700 është projektuar për të regjistruar komandat shpejt dhe me saktësi gjatë lojës. Falë teknologjisë së raportimit me frekuencë 1000 Hz , komandat ekzekutohen me një kohë reagimi prej vetëm 1 ms . Teknologjia Multi-Key Rollover mundëson regjistrimin e disa tasteve të shtypura njëkohësisht, duke reduktuar komandat e humbura gjatë situatave intensive në lojë. Ndriçim i rregullueshëm Tastiera ofron ndriçim Neon me disa mënyra funksionimi: • Ndriçim konstant • Efekt frymëmarrjeje • Fikje e ndriçimit • Rregullim i nivelit të ndriçimit Efektet kontrollohen nëpërmjet kombinimit FN + F12 , ndërsa intensiteti rregullohet me FN + shigjeta lart ose poshtë . Multimedia Hotkeys dhe Game Mode Nëpërmjet kombinimeve FN + F1 deri në F7 , mund të kontrollohen funksionet kryesore multimedia, duke përfshirë: • Aktivizimin ose çaktivizimin e zërit • Uljen dhe ngritjen e volumit • Play dhe Pause • Stop • Kënga e mëparshme ose e ardhshme Funksioni Game Mode , i aktivizuar me FN + F8 , çaktivizon tastet Windows për të shmangur ndërprerjen aksidentale gjatë lojës. Taste rezistente Double-Shot Injection Tasteve u është aplikuar teknologjia Double-Shot Injection , e cila ndihmon që shkronjat dhe simbolet të mos konsumohen lehtë me kalimin e kohës. Tastiera gjithashtu ka strukturë rezistente ndaj spërkatjeve, spacebar të përforcuar me vida dhe kabllo USB me gjatësi 1.8 metra. Mouse gaming me sensor PixArt Mouse-i i setit BLOODY B1700 përdor një sensor optik PixArt me rezolucion të rregullueshëm deri në 6000 CPI . Nivelet standarde të CPI janë: • 1000 CPI • 1200 CPI • 1600 CPI • 2000 CPI • 6000 CPI Kjo mundëson përshtatjen e shpejtësisë dhe ndjeshmërisë së mouse-it sipas lojës ose mënyrës së përdorimit. Shpejtësi dhe saktësi në lojë Mouse-i ofron shpejtësi gjurmimi deri në 45 IPS , përshpejtim deri në 15G dhe frekuencë raportimi të rregullueshme nga 125 deri në 1000 Hz. Koha e reagimit prej 1 ms ndihmon në ekzekutimin e shpejtë të komandave, veçanërisht në lojërat FPS dhe kompetitive. Buton Macro dhe Bloody KeyDominator Butoni M mund të përdoret për ndryshimin e efekteve të ndriçimit. Nëpërmjet programit Bloody KeyDominator , ky buton mund të personalizohet edhe për funksione të tjera macro. Programi mundëson krijimin dhe konfigurimin e komandave të personalizuara sipas lojës ose aplikacionit. Jetëgjatësi mbi 10 milionë klikime Butonat kryesorë të mouse-it janë projektuar për mbi 10 milionë klikime , ndërsa rrota e mouse-it suporton mbi 500,000 rrotullime. Kablloja e thurur ndihmon në rritjen e rezistencës dhe redukton ngatërrimin gjatë përdorimit. Metal X’Glide Armor Feet Mouse-i është i pajisur me këmbë metalike X’Glide Armor Feet , të cilat ofrojnë rrëshqitje të butë, rezistencë të lartë dhe kontroll të qëndrueshëm mbi sipërfaqe të ndryshme. Mousepad me kontroll të saktë Mousepad-i i përfshirë ka sipërfaqe prej materiali tekstil të strukturuar, të projektuar për lëvizje të butë dhe gjurmim të saktë të mouse-it. Përmasat 350 × 280 × 3 mm ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për gaming dhe përdorim të përditshëm. Anët e qepura ndihmojnë në parandalimin e konsumimit dhe deformimit, ndërsa baza kundër rrëshqitjes e mban mousepad-in të qëndrueshëm mbi tavolinë. Sipërfaqja pastrohet lehtësisht me një pecetë ose leckë të lagur. Specifikimet e mouse-it • Sensori: PixArt Optical Engine • Rezolucioni: 100–6000 CPI • Nivelet standarde: 1000/1200/1600/2000/6000 CPI • Frame Rate: 6000 FPS • Përshpejtimi: 15G • Shpejtësia e gjurmimit: 45 IPS • Report Rate: 125–1000 Hz • Koha e reagimit: 1 ms • Jetëgjatësia e butonave: Mbi 10 milionë klikime • Jetëgjatësia e rrotës: Mbi 500,000 rrotullime • Këmbët: Metal X’Glide Armor Feet • Kablloja: E thurur • Software: Bloody KeyDominator • Buton Macro: Po Specifikimet e tastierës • Multi-Key Rollover: Po • Report Rate: 1000 Hz • Koha e reagimit: 1 ms • Ndriçimi: Neon Backlight • Efektet: Solid, Breathing dhe Off • Rregullimi i ndriçimit: Po • Taste multimedia: FN + F1 deri në F7 • Game Mode: FN + F8 • Teknologjia e tasteve: Double-Shot Injection • Rezistenca ndaj ujit: Double Secured Water-Resistant • Spacebar: I përforcuar me vida • Lidhja: USB • Gjatësia e kabllos: 1.8 m Specifikimet e mousepad-it • Përmasat: 350 × 280 × 3 mm • Materiali: Sipërfaqe tekstile • Anët: Të qepura • Baza: Kundër rrëshqitjes • Pastrimi: I lehtë • Përdorimi: Gaming dhe përdorim i përditshë…
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Computer Pro sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
4 500 lekë
Më i ulëti
4 500 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
4 500 lekë
Më i larti
4 500 lekë
21 tet 2026
Set Mouse + Tastierë + Mousepad BLOODY B1700 Gaming