Set sensorial 3 faza për bebe – Tummy Time
1 / 6

Set sensorial 3 faza për bebe – Tummy Time

Në stokPërditësuar dje

3 100 lekë

Ky produkt shitet nga Dada Toys në faqen e vet (dadatoys.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Dada Toys

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në dadatoys.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Lodra edukative
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Set sensorial 3 faza për bebe – Tummy Time është krijuar për të shoqëruar beben që nga muajt e parë, duke ndryshuar mënyrën e lojës sipas aftësive që fillojnë të zhvillohen. Në vend të një aktiviteti të vetëm, seti ofron 3 mënyra të ndryshme përdorimi : stimulim vizual nga lindja, eksplorim dhe lëvizje nga rreth 2 muaj dhe ushtrime kapjeje e prekjeje nga rreth 4 muaj. Faza 1 – 0+ muaj: stimulim vizual Në muajt e parë, bebja mund të eksplorojë figurat me kontrast të lartë ndërsa qëndron barkas mbi jastëkun mbështetës. Kontrastet e forta krijojnë pika të qarta interesi vizual, ndërsa pozicioni tummy time e nxit beben të përpiqet të ngrejë dhe kontrollojë kokën. Faza 2 – 2+ muaj: lëvizje dhe tapeti me ujë Me rritjen e interesit për ambientin, loja kalon te tapeti me ujë . Elementet që lëvizin brenda tij e nxisin beben të zgjasë duart, të prekë dhe të ndjekë objektet. Bebja nuk sheh vetëm – fillon të përpiqet të arrijë atë që i tërheq vëmendjen. Kjo e bën tummy time më aktiv dhe më interesant. Faza 3 – 4+ muaj: topa sensorialë dhe kapje Kur bebja fillon të përdorë më qëllimisht duart, 3 topat sensorialë sjellin një aktivitet të ri. Format, teksturat dhe mënyrat e ndryshme të kapjes e nxisin të prekë, shtrëngojë dhe manipulojë secilin top. Topat vendosen në tabakanë e posaçme , e cila i mban brenda rrezes së bebes dhe i pengon të rrokullisen larg. Kështu loja mund të vazhdojë më gjatë edhe gjatë tummy time. Pse ky set sensorial është kaq i veçantë? Sepse nuk është një lodër që përdoret vetëm në një fazë. Aktivitetet ndryshojnë gradualisht nga shikimi, te lëvizja dhe më pas te kapja e qëllimshme. Jastëku, figurat me kontrast, tapeti me ujë dhe topat sensorialë krijojnë një rutinë të plotë tummy time në një set të vetëm. Kjo e bën setin veçanërisht interesant edhe si dhuratë për një bebe të porsalindur , sepse prindi mund të fillojë ta përdorë menjëherë dhe të zbulojë aktivitete të reja ndërsa bebja rritet. Çfarë zhvillon seti sensorial? • Vëmendjen dhe eksplorimin vizual • Kontrollin e kokës dhe qafës gjatë tummy time • Aktivizimin e muskujve të shpinës dhe krahëve • Zgjatjen e duarve drejt objekteve • Kapjen dhe përdorimin e gishtërinjve • Koordinimin sy–dorë • Eksplorimin e teksturave të ndryshme • Motorikën e hershme dhe kuriozitetin sensorial Çfarë përmban seti? • Jastëk mbështetës për Tummy Time • Element me figura me kontrast të lartë • Tapet sensorial me ujë • Tabaka për aktivitetet me topa • 3 topa sensorialë me forma dhe tekstura të ndryshme Mosha: 0+ muaj Faza 1: 0+ muaj – stimulim vizual Faza 2: 2+ muaj – lëvizje dhe tapet me ujë Faza 3: 4+ muaj – kapje dhe eksplorim sensorial Marka: Taf Toys

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Dada Toys sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

3 100 lekë

Më i ulëti

3 100 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

3 100 lekë

Më i larti

3 100 lekë

21 tet 2026

Set sensorial 3 faza për bebe – Tummy Time