
Set sensorial për të porsalindur – 10 pjesë
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Dada Toys në faqen e vet (dadatoys.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Dada Toys
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në dadatoys.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Lodra edukative
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Set sensorial për të porsalindur – 10 pjesë është krijuar për muajt e parë të jetës, duke kombinuar elemente vizuale me kontrast të lartë, tekstura, tinguj dhe lodra të buta në një set të vetëm. Ngjyrat bardhë e zi dhe kontrastet e forta janë veçanërisht tërheqëse në fazat e hershme, ndërsa format dhe teksturat e ndryshme i japin bebes mundësi të shohë, prekë, kapë dhe eksplorojë gradualisht. Seti përfshin një karusel muzikor që mund të vendoset në krevatin e bebes, në karrocë ose në ndenjësen e makinës. Figurina të ndryshme varen përpara bebes dhe krijojnë një pikë interesi vizual, ndërsa muzika e bën eksperiencën edhe më të këndshme. Brenda gjendet gjithashtu një lepurush i butë , elemente për kafshim dhe një libër me faqe të dizajnuara për eksplorimin e hershëm. Kështu, seti mund të përdoret në mënyra të ndryshme ndërsa bebja fillon të tregojë gjithnjë e më shumë interes ndaj mjedisit. Pse seti sensorial për të porsalindur është kaq i veçantë? Sepse bashkon disa nga aktivitetet e para të bebes në një set të vetëm. Shikimi i kontrasteve, dëgjimi i muzikës, prekja e materialeve, kapja dhe eksplorimi oral bëhen pjesë e lojës së përditshme. Seti nuk është krijuar vetëm për një fazë të vetme. Në fillim bebja mund të fokusohet te figurat dhe kontrastet; më vonë fillon të kapë, të prekë, të eksplorojë librin dhe të përdorë elementet për kafshim. Përfshihen edhe 6 karta me dy anë për muajt e parë të bebes , duke u dhënë prindërve mundësinë të fotografojnë dhe ruajnë kujtime nga etapat e para të zhvillimit. Çfarë zhvillon seti sensorial? • Vëmendjen dhe eksplorimin vizual • Ndjekjen e objekteve me sy • Kapjen dhe motorikën e hershme • Eksplorimin përmes prekjes • Stimulimin dëgjimor përmes muzikës • Koordinimin sy-dorë • Kuriozitetin dhe eksplorimin e mjedisit • Eksplorimin sensorial në muajt e parë të jetës Çfarë përmban seti? • Karusel muzikor me figura të varura • Lepurush të butë • Elemente për kafshim • Libër të butë për bebe • 6 karta me dy anë për dokumentimin e muajve të parë • Gjithsej 10 elemente në set Mosha: që nga lindja Pjesë: 10 Ngjyrat kryesore: bardhë, e zezë dhe tone neutrale Marka: Taf Toys
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Dada Toys sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
3 100 lekë
Më i ulëti
3 100 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
3 100 lekë
Më i larti
3 100 lekë
21 tet 2026
Set sensorial për të porsalindur – 10 pjesë