
Shampo e Lengshme me Fruta Pylli 250ml – PK004
Në stokPërditësuar sot
Ky produkt shitet nga Rio Pet Shop në faqen e vet (riopetshop.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Rio Pet Shop
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në riopetshop.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Ushqim & Aksesorë Kafshësh
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- sot
Përshkrimi
Shampon me Fruta – 250 ml — Shampot e lëngshme Mio janë produkte të formuluara posaçërisht për të pastruar, për të mirëmbajtur dhe për ta mbajtur të shëndetshme lëkurën dhe qimen e kafshëve shtëpiake. Shampot e lëngshme Mio sigurojnë një pastrim të butë pa dëmtuar strukturën e lëkurës së kafshëve dhe e bëjnë qimen e tyre të butë, me shkëlqim dhe të shëndetshme. Kujdesi për mirëmbajtjen e kafshëve shtëpiake është i rëndësishëm që ato të jenë të shëndetshme dhe të lumtura. Detaje shtesë nga prodhuesi: Shampoja Mio për kafshë është formuluar posaçërisht për mace dhe qen. Është pasuruar me vaj argani që ushqen rrënjët e qimes, duke i dhënë butësi, vitalitet dhe shkëlqim, si dhe duke lehtësuar krihjen dhe pakësuar aromat e pakëndshme. Përdorimi: Përdoret nga jashtë. Lageni kafshën me ujë të vakët, shkumëzojeni me dorë apo me dorezë larjeje dhe shpëlajeni mirë me ujë të vakët. Thajeni me kujdes dhe kriheni me një krehër të pastër e të thatë. Përdoret një herë çdo 21–28 ditë. Paralajmërimet: Të mos përdoret te këlyshët nën 6 javë. Produkti nuk duhet të aplikohet në sy, veshë, zona gjenitale apo plagë të hapura. Në aplikime të tepërta, rrallë mund të shfaqen efekte alergjike. Në këtë rast, përdorimi i produktit duhet të ndërpritet për 14–21 ditë. Në rast mbindjeshmërie, kontaktoni veterinerin. Shënime: lexoni me kujdes udhëzimet. Mbajeni larg fëmijëve. Përdoreni vetëm te kafshët dhe mos e përzieni me produkte të tjera pastrimi për kafshë. Shmangni kontaktin me sytë; nëse ndodh, shpëlajini sytë me ujë të bollshëm. Ruajtja: ruajeni në temperaturë ambienti. Afati i ruajtjes është 3 vjet nga data e prodhimit. Numrin e serisë dhe datat e prodhimit e të skadencës i gjeni në shishe.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Rio Pet Shop sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
544 lekë
Më i ulëti
544 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
544 lekë
Më i larti
544 lekë
22 tet 2026
Shampo e Lengshme me Fruta Pylli 250ml – PK004