
SHENDETI PSIKO-EMOCIONAL I FEMIJVE KALON NEPER DUART TUAJA
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Librari Arts në faqen e vet (librariarts.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Librari Arts
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariarts.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Përgjatë punës sime me nxënësit në ambientet shkollore, kam qenë e interesuar në lidhje me problematikat që ata kanë në klasë dhe në mësime. Po ashtu, jam interesuar së tepërmi edhe për marrëdhëniet e tyre në ambientet familjare, marrëdhënien e tyre në ambientet e klasave dhe ambientin shkollor, me mësuesit, si dhe në procesin arsimor. E vetëdijshme për të gjitha problematikat që mund të përballen nxënësit gjatë viteve shkollore, që nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë, unë vendosa të zhvilloja disa tema në ndihmë të tyre në ambientet e klasave, në varësi të nevojave dhe karakteristikës së çdo klase në përgjithësi, apo çdo karakteristike dhe nevoje të secilit nxënës në veçanti. E thënë edhe më qartë, temat e diskutuara ishin tema të lindura nga nevoja e nxënësve, që diskutoheshin apo zhvilloheshin në forma dhe mënyra të ndryshme brenda klasës dhe jashtë saj.Pikërisht gjatë diskutimit të këtyre temave, më lindi ideja e trajtimit të tyre në mënyrë më të hollësishme në formën e një libri. Bashkëbisedimi me miqtë në lidhje me këtë ide më inkurajoi që unë ta ndërmerrja këtë iniciativë, në mënyrë që të sillja një udhërrëfyes i cili mund t’i vinte në ndihmë sadopak nxënësve dhe mësuesve të tyre. Diskutim pas diskutimi, kërkim pas kërkimi dhe grumbullim informacionesh të ndryshme në lidhje me temat e trajtuara, u arrit të mblidheshin të gjitha materialet e nevojshme që unë të ulesha vendosmërisht për t’i shkruar, tashmë në formatin e një libri.Inkurajimi që mora gjatë bashkëbisedimeve të ndryshme u dha fund hezitimeve të mia mbi dobinë që ky libër do të ketë, jo vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit apo familjet e tyre, të cilët kanë shprehur interesimin për të pasur më tepër informacion në lidhje me temat e prekura këtu. Është një libër sa informativ, aq edhe praktik. Sa motivues aq edhe promovues.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Librari Arts sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
22 tet 2026
SHENDETI PSIKO-EMOCIONAL I FEMIJVE KALON NEPER DUART TUAJA