
Shenja Açka
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
BEHAR GJOKA Ajo pjesë që njoh dhe kam lexuar në letërsinë shqipe të viteve ‘90 e këtej, pra në vijim edhe në shekullin njëzet e një, krahasimisht me pjesën e mëparshme shënon një ndryshim të prekshëm në tematikën e zgjeruar, në problematikën e ngarkuar që përçon, në shtjellimet dhe shprehësinë letrare, që tashmë duhet lexuar, analizuar dhe verifikuar, për të zbuluar vlerat e pranishme të këtyre teksteve, në poezi, prozë dhe dramatikë, por edhe mungimet e pashmangshme. Në këtë hark kohor, në lavrimin dhe shënjimin estetik, ngjet një ndryshim thelbësor, sidomos në mentalitetin se si trajtohet letërsia, po ashtu në mishërimin e materies letrare të teksteve, me atë që emërtohet si bashkëkohësi e tanishme, e jo si bashkëkohësi e tejkaluar, së cilës nuk dihet se kur i vjen radha, për ta shijuar dhe verifikuar si prani vlerash, si dhe duke bërë përpjekje serioze me këput penjtë përfundimisht me modelin e realizmit socialist. Për të krijuar një situatë më të qartë të komunikimit me lexuesin, po sjellë në vëmendje një ide të Friedrich Nietzche: “Arti (letërsia-shënim imi) duhet parë si detyrë, detyrë nga më të lartat, si sferë e rëndësishme e veprimtarisë metafizike të njeriut…”, teksa flet për Rikard Vagner, një situim sugjerues gjithëkohor dhe për shumë lami artesh. Në realitetin letrar dhe imagjinar, të asaj që shfaqet si letërsi e sotme shqipe, sepse në lavrimin e poezisë dhe prozës, dramatikës dhe metateksteve kritike dhe studimore, prekim prurje të përfillshme sasiore, që do të duhet të njihen dhe interpretohen, por njëherit në këtë hark kohor, hasen edhe jo pak shenja estetike kualitative. Termi gjithsesi sugjerues, letërsi e sotme shqipe, është në trendin dhe shtysat e mundësive, për ta parë procesin letrar të tanishëm, për dallim nga termi letërsi bashkëkohore, ku madje përfshihet edhe vepra e Kadaresë, Camajt, Agollit, Trebeshinës, Pashkut etj.. A mendoni se, në trajtimin e letrares së lavruar në gjuhën shqipe, më në fund ka ardhur momenti për të parë se çfarë ka ngjarë me letrat shqipe, sidomos në këtë periudhë? Ndryshimet thelbësisht cilësore, në art dhe letërsi, megjithatë kurrsesi nuk ndodhin ashtu si në politikë, shoqëri, ekonomi, të cilat pothuajse “rregullohen” me anë të reformave. Në ndërgjegjen specifike, në art dhe letërsi, më tepër duan një kohë pa kohë, pra një kohë letrare, gjë që është tepër e vështirë të ndash pikëtakimin dhe pikëkëputjet, të pashmangshme në evoluimin e tyre. Në një kuptim, më të gjerë do të thosha se tashmë dhe media e kritikës letrare, jo thjesht e kritikës letrare statistikore, sidomos të mësimdhënësve, që vetëm numërojnë librat e botuar nga njëri vit në tjetrin, në shumicën e vet pa i lexuar tekstet e shkruara, ku “kërkuesit” mësimdhënës, “kritikët” e sajuar, ndonëse pa tekste kritike, të cilët jetojnë me letërsinë, kryesisht prej punësimit, por mbi të gjitha, duke shënuar atë si pasqyrën më magjike ku lexojnë shpirtin e njeriut, duke projektuar atdheun e përjetshëm, ku projektohet liria si përjetësi e ëndrrës njerëzore. DEBATI-DIALOG Mendoj që herët a vonë, për letërsinë shqipe, do të duhet debatuar dhe dialoguar një situatë e pashmangshme, në marrëdhënie me letërsinë: Letrat shqipe, a janë pjesë e një mozaiku gjuhësor dhe letrar, apo i përkasin vetëm sistemit letrar me një shkrimtar? Vetiu vijmë te pyetja më komplekse dhe e pashmangshme, për fatin e letrave shqipe, në gjithëhapësi dhe gjithëkohësi. Njohja ime, që buron nga leximi dhe rileximi i arealit të letrave shqipe gjithëkohore më ka krijuar bindjen se kemi të bëjmë me një mozaik gjuhësor dhe letrar. Kur them mozaik gjuhësor dhe letrar, kam parasysh lavrimin letrar gjithëkohor dhe gjithëhapësinor, por duke u ndalur më gjerë, veçmas te tekstet e botuara në këtë periudhë, që zë fill në vitet ’90, dhe sendërton realisht dimensionet e plota në vitet e shekullit të njëzet e një. Letrat shqipe, gjithnjë të teksteve dhe kahjeve ligjërimore, të mungesave dhe të mbërrimeve letrare, përfaqësojnë një mozaik të laryshisë shkrimore, që ngërthen shkrimin gjithëkohor dhe gjithëhapësinor. Megjithatë, Letërsia e Sotme Shqipe, një realitet autorësh dhe tekstesh, në poezi, prozë dhe dramatikë, por edhe në studimet letrare, e cila tashmë duhet parë dhe trajtuar si pjesë integrale e sistemit të letrave shqipe. Në njohjen time, si lexim i teksteve të botuara, krahas mungesave të rrokshme, krahas prirjes së marrëzisë për t’u shndërruar në popull shkrimtar, megjithatë ka autorë që kanë botuar libra cilësorë. Në mesin e tyre, do të veçoja Luljeta Lleshanakun, autore e disa librave me poezi, Ervin Hatibi, një dëshmi vetjake e shkrimit poetik, që sendërton dhe shqipton një poetikë të lirisë individuale dhe komunitare, me një botëperceptim të përveçëm, që zbulojnë botën e unit poetik, përmes ritmikës së metaforikës shumëngjyrëshe. Po kaq bie në sy krijimtaria e gjerë poetike e autorit Alban Bala, nga më origjinalët, në kuptimin e poezisë, e marrëdhënies që ka ai me modernitetin, si shenjë e universit poetik. Në vitet e shekull…
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 020 lekë
Më i ulëti
1 020 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 020 lekë
Më i larti
1 020 lekë
22 tet 2026
Shenja Açka