Sherbetorja po vezhgon – BT

Sherbetorja po vezhgon – BT

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 020 lekë

Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Leximtari

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

— Ju duhet të jeni komshinjtë tanë të rinj! — thotë duke na përshëndetur me dorë zonja Louel, e cila afrohet te kangjellat. Kap dorën e sime bije dhe i buzëqesh, por në atë çast zonja Louel shikon tim shoq dhe fytyra i merr një shprehje të çuditshme. Është ai çasti kur bëj një premtim. Më në fund, kemi një shtëpi si familje. E kaluara ime ka mbetur pas, shumë pas. Dhe do të bëj gjithçka që ta mbaj larg… Dikur pastroja shtëpitë e të tjerëve; tani nuk më besohet se kjo shtëpi është imja. Kuzhina e bukur, rrugica e qetë, oborri gjigant ku mund të luajnë fëmijët. Im shoq dhe unë kemi vite që kursejmë për t’u dhënë fëmijëve jetën që ata meritojnë. Edhe pse jam shumë dyshuese ndaj komshies sonë të re, zonjës Louel, kur ajo na fton për darkë shikoj mundësinë që të bëjmë miq. Shërbëtorja e saj hap derën e veshur me përparëse të bardhë e me flokët të mbledhur top. E di me saktësi si ndihesh po të jesh në vend të saj. Por shikimi i saj i akullt më fut dridhmat… Shërbëtorja e Louelëve nuk është gjëja e vetme e çuditshme në rrugicën tonë. Jam e sigurt se dalloj një hije që na vëzhgon. Im shoq del nga shtëpia natën vonë. Dhe kur takoj një grua që banon matanë rrugës, fjalët e saj më futin akullimën deri në palcë: Kujdes nga komshinjtë. Mos bëra një gabim të tmerrshëm që e solla familjen time këtu? Mendova se i kisha lënë pas të fshehtat e mia më të errëta. Por, mos vallë kjo rrugicë e qetë në rrethinë është vendi më i rrezikshëm nga të gjitha vendet? REVIEWS “Fantastik… Nuk numërohen sa herë mbeta gojëhapur gjatë leximit të këtij romani… E përpiva krejt librin me një frymë… Nuk e lëshoja dot nga dora… Më pëlqeu shumë.” — @readingwithmamaeast “Uau. Mbeta gojëhapur dhe më ra libri nga dora në disa prej kthesave të ngjarjes… E lexova me një frymë. Ishte tronditës, befasues… Më pëlqeu.” — Curling up with a Coffee and a Kindle “Më pëlqeu, më pëlqeu dhe sërish më pëlqeu!!!… Ky libër më la pa gjumë duke e shfletuar, aq sa mendova se do të më mpihej gishti… Uau dhe sërish Uau. Mbeta gojëhapur. Krejtësisht pa fjalë… Fantastik” — Blue Moon Blogger “5 YJE!!!… Më mbërtheu dhe NUK e lëshoja dot nga dora… kthesat qenë të jashtëzakonshme” — Goodreads reviewer “O Zot!… Libri më i mirë deri më tani. Jam ende e tronditur nga kthesat e papritura dhe nga përfundimi!… Absolutisht fantastik.” — Jessica’s Book Biz “E lexova me një frymë ngaqë nuk e lëshoja dot nga dora… Me të vërtetë që nuk kam lexuar kurrë kaq shpejt një libër… Mbeta kaq e kaq herë gojëhapur.” — Goodreads reviewer. Librat e serisë: Shërbëtorja E fshehta e shërbëtores Shërbëtorja po vëzhgon

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 020 lekë

Më i ulëti

1 020 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 020 lekë

Më i larti

1 020 lekë

22 tet 2026

Sherbetorja po vezhgon – BT