
Shitet Objekt, Showroom, fabrike, kapanon fantastik ne autostraden Durres Tirane
Në stokPërditësuar më 30 tet 2026
Ky produkt shitet nga Property Invest Albania në faqen e vet (propertyinvest.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Property Invest Albania
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në propertyinvest.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Depo / Magazinë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 30 tet 2026
Përshkrimi
KOMPLEKS INDUSTRIAL & LOGJISTIK PËR SHITJE Pozicion strategjik – pranë Tiranës, Rinasit dhe Durrësit Ofrohet për shitje një kompleks industrial dhe logjistik, i ndërtuar në vitin 2010, me infrastrukturë të kompletuar dhe akses të drejtpërdrejtë në rrugët kryesore kombëtare. TË DHËNAT KRYESORE • Sipërfaqe totale trualli: 7,259 m² • Sipërfaqe kapanoni: 4,250 m² • Lartësi kapanoni: 11 m në kulm / 9 m pjesa tjetër • Leje për kat të dytë mbi kapanonin kryesor: 3,200 m² • Mundësi zgjerimi të lartësisë së kapanonit deri në 20 m • 50 poste parkimi ZYRA & AKOMODIM • 3 kate zyra × 100 m² • 2 kate fjetore × 100 m² • Kapacitet akomodimi deri në 50 punonjës • Mensë për punonjësit: 100 m² • 2 zyra logjistike • 4 zyra personeli INFRASTRUKTURË & ENERGJI • Sistem fotovoltaik 110 kVA • Lidhje me tension të lartë 20 kW • Furnizim me ujë 24 orë + depo • Depo uji dhe magazinë nëntokësore 200 m² • Sistem furnizimi nga ujësjellësi dhe sistem kullimi për ujërat e shiut • 3 porta hyrëse/dalëse nga rruga POZICION STRATEGJIK • 2 km nga Dogana e Tiranës • 5 km nga Aeroporti i Rinasit • 10 km nga Porti i Durrësit • 15 km nga Tirana • Lidhje me 3 akse/autostrada kryesore • Në afërsi të lidhjeve me Kosovën, Veriun dhe aksin e Rrogozhinës • Afër projektit të stacionit të trenit, me funksionalizim të parashikuar në vitin 2027 ÇMIMI: 6,000,000 € MUNDËSI KLERINGU – Prona ofrohet edhe me mundësi negocimi për një strukturë transaksioni me klering, sipas kushteve të palëve. Një pronë e përshtatshme për qendra logjistike, industri, prodhim, magazinim, distribucion dhe aktivitete të tjera biznesi që kërkojnë sipërfaqe të mëdha dhe pozicion strategjik.
Detajet:
Specifikimet
- Sipërfaqja
- 4500 m²
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Property Invest Albania sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 30 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
545 400 000 lekë
Më i ulëti
545 400 000 lekë
30 tet 2026
Mesatarja
545 400 000 lekë
Më i larti
545 400 000 lekë
30 tet 2026
Shitet Objekt, Showroom, fabrike, kapanon fantastik ne autostraden Durres Tirane