
Shkurtësia e jetës
Në stokPërditësuar sot
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- sot
Përshkrimi
“Shkurtësia e jetës” është një ese morale e shkruar nga filozofi stoik romak Seneka në vitin 49 të erës sonë. Është hartuar në formën e një letre, të cilën Seneka ia drejton vjehrrit të tij, Paolinos. Autori vë në dukje se njerëzit e shpërdorojnë pjesën më të madhe të kohës me aktivitete të pakuptimta. Nga njëra anë, natyra i jep njeriut kohë të mjaftueshme për të realizuar gjëra të rëndësishme. Nga ana tjetër, njeriu duhet ta shfrytëzojë atë në mënyrën e duhur. Seneka thotë se “vetëm ata që i kushtohen filozofisë, janë vërtet të gjallë. Jo vetëm që kanë kontroll mbi jetëgjatësinë e tyre, por i bashkëngjisin çdo epokë ekzistencës së tyre. Nëse me fuqinë dhe madhështinë e mendjes arrijmë të kapërcejmë kufijtë e ngushtë të dobësisë njerëzore, e gjatë do të jetë koha për të jetuar”. Seneka i inkurajon lexuesit të jetojnë në të tashmen dhe të përshtaten me një jetë kuptimplotë – në harmoni me natyrën. Vetëm në këtë mënyrë, njeriu mund të çlirohet nga e kaluara dhe e ardhmja dhe, duke i dhënë kuptim momentit, arrin lumturi në jetë. Në “Ngushëllim për nënën” , Seneka i shkruan nënës së tij për ta ngushëlluar, ndërkohë që e kanë internuar në ishullin e Korsikës. Seneka vë në dukje një para- doks: ai është njëherazi ngushëlluesi dhe shkaktari i vuajtjes. Në tekst, Seneka i thotë nënës së tij se nuk është i hidhëruar dhe ajo nuk duhet të vajtojë për mun- gesën e tij. Seneka thekson karakterin e fortë të nënës së tij si virtyt për për- ballimin e kësaj situate. Duke iu drejtuar nënës, ai jep këtë mesazh: “Nëse ke forcë të mjaftueshme për t’i rezistuar çdo forme fatkeqësie, mund të përballesh me gjith- çka. Sapo virtyti e forcon mendjen, kjo e fundit bëhet e paprekshme. Nëse e ke çliruar veten nga lakmia, që është murtaja më e tmerrshme e njerëzimit, ambicia nuk do të të pengojë. Nëse e konsideron ditën tënde të fundit jo si ndëshkim por si ligj të natyrës, asnjë frikë tjetër nuk do të hyjë në zemrën tënde, nga e cila ke dëbuar tmerrin e vdekjes. Arsyeja nuk i shkatërron veset një e nga një, por të gjitha së bashku: fitorja e saj është e plotë një herë e përgjithmonë.” Në veprën tjetër të Senekës “Qetësia e mendjes” , dialogu ka të bëjë me gjendjen shpirtërore të mikut të tij, Sereno. Filozofi stoik tenton të kurojë Serenon nga ankthi që e ka kapluar. Sereno i rrëfen mentorit të tij këtë gjendje shpirtërore dhe, kësaj thirrjeje për ndihmë, Seneka i përgjigjet me një ftesë për meditim: ngushëllimi i vetëm për përfundimin e ekzistencës dhe pashmangshmërinë e fatit është heqja dorë nga shpresat dhe iluzionet për të ardhmen. Ashtu si stoikët e tjerë, Seneka u fokusua në zhvillimin e një praktike të jetës, sipas të cilës individët duhej të kultivonin virtyte dhe të arrinin harmoninë e brendshme. Në krahasim me dy veprat e tjera, “Qetësia e mendjes” ka një karakter më terapeutik.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
31 tet 2026
Shkurtësia e jetës