
Shqiparët në kërkim të një fati të ri
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Me Perëndimin apo kundër tij? Është pyetja që ndoshta më së shumti është përsëritur në këtë gadishull të vjetër. Ka qenë shtruar, me sa duket, qysh me ndarjen e Romës nga Bizanti, në fillim të mijëvjeçarit të dytë për t’u përtërirë në mes të tij, atëherë kur një forcë e tretë, e vrullshme si një luan i ri, iu sul dy mbretërive të vjetra, Perandoria Osmane. Midis çoroditjes së plotë që u krijua në gadishull, midis trumbetave të luftës dhe fyejve të paqes, midis kërcënimeve e joshjeve, shkurt midis kaosit proverbial ballkanik, u gjet dhe populli shqiptar. Nuk ishte as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët, ndaj ishte e natyrshme që të bënte të njëjtat gabime e të kishte të njëjtin fat si të tjerët. Njëri pas tjetrit, këta popuj u rrëzuan. Ata i nënshtroi jo vetëm jatagani turk, siç pretendojnë ballkanasit dhe as vetëm shpirtësia osmane, siç pretendojnë otomanët, po të dyja bashkë. Ndërkaq, pak përpara se të binte perdja e aktit të fundit të njërës prej dramave, asaj shqiptare, prijësi i këtij populli, Gjergj Kastrioti, bashkë me rebelimin e tij të bujshëm kundër shtetit osman, shpalli një ide të re e një ideal të ri: ndarje me Lindjen, aleancë me Perëndimin. Ky ndërrim i kahut të historisë, ky programim i ri i saj u bë për shqiptarët orientimi themelor i jetës së tyre. Ishte kaq i fortë, saqë nuk e shuan dot as shekujt e gjatë të pranisë turke, as pluhuri e përgjumja e “pax ottomana”.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
300 lekë
Më i ulëti
300 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
300 lekë
Më i larti
300 lekë
21 tet 2026
Shqiparët në kërkim të një fati të ri