Shqipja qysh u është dukur?

Shqipja qysh u është dukur?

Në stokPërditësuar më 21 tet 2026

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Albas në faqen e vet (albas.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Albas

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në albas.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Prej shekujsh studiuesit kanë shtruar pyetjen e madhe: “kur është shkruar gjuha shqipe?” dhe janë përpjekur t’i japin asaj përgjigje, duke kërkuar dokumentim dhe duke shkuar kështu thellë e më thellë te rrënjët e kulturës së shkruar shqiptare. Megjithatë ka mbetur pa u shtruar një pyetje tjetër e qenësishme: “përse do të shkruhej shqipja?” pa një shtysë të fuqishme nuk mund të ndodhte ky akt, që është zanafilla e një jete të dytë, historike e pavdekësisë së një populli. Arkeologjia ka zbuluar kultura të lashta mijëravjeçare, por atje nuk ka pasur shkrim, nuk mund të thuhet me siguri se cilit popull i përkasin ato. Me shkrimin jo vetëm ndahet historia nga prehistoria e një populli, por edhe kjo histori bëhet e pashlyeshme. Përderisa sa pyetja “përse?” nuk është shtruar, as nuk kemi përpjekje të gjera e të hershme për t’i gjetur asaj përgjigje, ashtu si për pyetjen ‘Kur?”. Prandaj me aq sa është e mundur në këtë hap të parë, do të prek dy anë kryesore të pyetjes Përse?- shkruan profesor Xhevat Lloshi në librin e tij studimor, “Shqipja qysh u është dukur? Sa e ëmbël, sa e bukur!” Ky studim ndahet në dy pjesë: ‘Shqiptarët për shqipen’ dhe ‘Të huajt për shqipen’. Ky libër me përmbajtjen e tij është një dëshmi e ngulmët kundër atyre që shprehen se shqipja është e varfër, e papunuar, me shumë fjalë të huaja, e panormuar, e vështirë për disa, e kështu me radhë. Shqipja është një gjuhë si gjithë të tjerat dhe ne e duam atë ashtu si e do çdo popull gjuhën e vet shkruan profesor Xhevat Lloshi. “Mendoj se duke e thënë qartë që shqipja jonë është e një radhe si gjuhët e tjera evropiane, i kemi dhënë asaj vlerësimin më të shëndoshë, më të qëndrueshëm, më të merituar. Kështu ajo bën pjesë jo vetëm në mjetet e komunikimit ndërkombëtar, e pranuar sipas parimeve të Bashkimit Evropian, por edhe në visarin letrar botëror”.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Albas sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

21 tet 2026

Shqipja qysh u është dukur?