
Shtëpia holandeze
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Sirëll Konroi ndërthur fatin e tij me një investim të mirëmenduar në prona të patundshme, i bindur se po e nxjerr familjen nga varfëria. Biznesi i tij i parë zë fi ll me blerjen e shtëpisë holandeze, një prone luksoze në periferi të Filadelfi as, me dëshirën për t’ia bërë edhe si surprizë gruas së tij. Por, kjo shtëpi pak e nga pak i sjell zhgënjimin fatal. Bashkëshortja largohet nga shtëpia pa asnjë adresë duke e braktisur Konroin, vajzën dhe djalin që ishte ende foshnje. Mbas pak vitesh Sirëll ndrron jetë. Kur plagët e dhimbjes i kanë ende të hapura, Deni dhe motra e tij më e madhe Mivi, një vajzë inteligjente dhe me personalitet, pësojnë një tjetër dramë nga njerka e tyre. Edhe pse janë trashëgimtarët e vetëm, ajo i dëbon nga shtëpia e lindjes dhe motër e vëlla, të braktisur në batakun e varfërisë, duhet të përballen dita ditës me sfi dat e jetës. “Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve… Pavarësisht sukseseve që mund të kenë arritur në jetët e tyre, Deni dhe Mivi janë të qetë shpirtërisht vetëm kur janë me njëri tjetrin. Ata i rikthehen shpesh historive në shtëpinë e vjetër me humor por edhe me zemërim. Por mbas shumë vitesh, kur fati e sjell që të përballen me nënën e tyre që I kishte braktisur dhe ishte zhdukur pa asnjë adresë, marrëdhënia midis një vëllai të plotësuar dhe një motre të arësyeshme vihet në provë.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
22 tet 2026
Shtëpia holandeze