
Shtëpia me 36 çelësa
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Mediaprint në faqen e vet (mediaprint.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Mediaprint
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në mediaprint.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra fëmijësh
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Një libër me mistere dhe aventura, që i kushtohet familjes, kujtimeve dhe mënyrës sesi duhet t’i përballojmë ngjarjet e jetës. Një histori misterioze, e përsosur për lexuesit kureshtarë që duan të zhyten në një rrëfim plot aventura dhe të papritura. Një rrëfenjë për miqësinë, familjen, rritjen, aventurën, lojën. Ndiqi personazhet e librit në kërkim të zgjidhjes së të gjitha enigmave të rrëfimit. Dimitri dhe Tesa nisen me pushime, pa dëshirën e tyre. Ndërkohë që i ati është në një udhëtim pune, e ëma e tyre vendos që t’i kalojnë pushimet në fshat, në shtëpinë e dajës së saj që tashmë ka ndërruar jetë. Sapo mbërrijnë atje, ata e kuptojnë se shtëpia ka diçka të çuditshme, shumë dyer të mbyllura me çelës dhe sekrete që duhen zbuluar. Kush ishte në të vërtetë i zoti i shtëpisë, por, mbi të gjitha, çfarë kishte prodhuar ai në shtëpinë e tij të madhe? Po banorët e saj? Po mami, përse nuk i ndihmon të kuptojnë më shumë? A e di ajo se çfarë ka ndodhur kohë më parë në këtë shtëpi? Dimitri dhe Tesa, dhe më vonë Dafne, shoqja e tyre e re, do të zbulojnë me padurim, hap pas hapi, derë pas dere, misteret e shtëpisë. Nadine Debertolis është shkrimtare e njohur franceze. Ajo ka lindur në vitin 1984 dhe ka ka nisur të shkruajë që në adoleshencë. Tashmë ajo i është përkushtuar në veçanti letërsisë për fëmijë. Dy fëmijët e saj janë burim i pafund frymëzimi për shkrimtaren. Ajo është kureshtare për gjithçka, i pëlqen të mësojë gjëra të reja dhe të udhëtojë, e më pas t’i shndërrojë zbulimet e saj në histori të bukura. Librat e saj janë botuar dhe përkthyer nga shtëpi të njohura botuese.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Mediaprint sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
900 lekë
Më i ulëti
900 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
900 lekë
Më i larti
900 lekë
22 tet 2026
Shtëpia me 36 çelësa