
Shtepia e dritave – Donato Carrisi
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Ngjarja sillet rreth një shtëpie enigmatike, ku drita nuk është gjithmonë simbol i sigurisë, por shpesh fsheh sekrete të errëta. Personazhet përballen me të kaluarën, kujtimet dhe frikërat e tyre, ndërsa misteri bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar. Carrisi luan me perceptimin e lexuesit, duke e mbajtur në tension dhe duke e detyruar të dyshojë për gjithçka. ”Pjetër Xherberi vdiq të hënën e parë të korrikut rreth orës dhjetë e tridhjetë në një mëngjes të nxehtë vere. E megjithatë, ajo ngjarje do të përbënte vetëm një episod të caktuar në tërësinë e ndodhive të jetës së tij. Me kalimin e kohës rëndësia e saj do të ishte aq sa e gjithçkaje tjetër që ka zënë vend në katalogun e kujtesës. Për hir të së vërtetës duhet thënë se mund të quhej e gabuar ta cilësoje edhe si “kujtim”, pasi Pjetri Xherberi nga ai çast do të mbante mend shumë pak. Më së shumti kujtonte vetëm detajet që i kishin paraprirë ngjarjes fatale. Dhoma ngjyrë jargavani në katin e parë të vilës në Porto Erkole. Aroma e livandës. Shtrati i rregulluar. Dritarja që binte mbi kopsht e hapur tej e tej, perdet prej dantelle që valëzonin si fantazma drejt qiellit të kaltër. Ai farë gulçimi i çliruar nga atletet e konsumuara, kur fërkoheshin me pllakat prej terakote ndërkohë që rende të fshihej në ballkon, i ndjekur nga një hordhi bashkëmoshatarësh të vendosur ta kapnin në mënyrë që të përfundonte loja. Djersa që i rridhte nga flokët te faqet e nxehura teksa kalonte përmes dhomës. Shija e njelmët e piklave që i përfundonin në gojë. Dihatja dhe buzëqeshja e pavetëdijshme që i ndriçonte fytyrën në çastin kur kthehej një moment që të kontrollonte ata që i ishin qepur këmba këmbës.”
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 275 lekë
Më i ulëti
1 275 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 275 lekë
Më i larti
1 275 lekë
22 tet 2026
Shtepia e dritave – Donato Carrisi