
Shtepia e gjelber
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Tirana Book
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Qyteti i Piurës, në veri të Perusë, me pyllin e virgjër që e rrethon, është kuadri i kësaj “komedie njerëzore” që gëlon nga personazhe, ngjarje intime dhe aventura të mëdha. Është historia e një qendre të vogël province dedikuar bujqësisë dhe tregtisë së gjase së gjallë, e cila shndërrohet në një qytet të madh e të zhurmshëm modern, me fabrika, qiejgërvishtës dhe automobila. Shtëpia e gjelbër është bordelloja që buronte nga Mangacheria, një grumbull kasollesh në kufi të qytetit, një farkëtim shumëngjyrësh racash dhe mizerjeje, i destinuar për t’u bërë një periferi e qelbur. Një vend sa i vërtetë po aq edhe mitik, që Vargas Llosa evokon përmes mjeteve që ia jep mitologjia popullore e përmes personazheve të tij: don Anselmos, Garcias, doktor Zevallosit, Santera Domitillas. “Mario Vargas Llosa është pa dyshim një nga shkrimtarët më të mëdhenj jo vetëm të Amerikës Latine, por të mbarë botës.” “Romanin Shtëpia e Gjelbër mund ta shkruante vetëm një shkrimtar gjeni si Mario Vargas Llosa.” “Mario dhe Gabo (Gabriel Garsia Markez) – dy diej për një kontinent.” “Mario Vargas Llosa do të mbetej i pavdekshëm, qoftë edhe sikur të kishte shkruar vetëm romanin Shtëpia e Gjelbër”. “Një nga shkrimtarët më të përkthyer dhe më të lexuar në botë.” Mario Vargas Llosa u lind më 1936 në Arequipa të Perusë. Romanet e tij më të njohura janë: “Qyteti dhe qentë”, “Bisedë në katedrale”, “Pantalemoni dhe vizitorët”, “Teze Julia dhe shkresaxhiu”, “Lufta e fundit të botës”, “Historia e Maitës”, “Kush e vrau Palomino Moleron?”, “Orgjia e përjetshme”, “Kohë të vështira” etj. Këto dhe veprat e tjera të shkruara prej tij e kanë bërë shkrimtarin peruan të fitonte një Çmim Nobel shumë të merituar.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
22 tet 2026
Shtepia e gjelber