
SHTEPIA E SHPIRTRAVE
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Librari Arts në faqen e vet (librariarts.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Librari Arts
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariarts.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
“Shtëpia e shpirtrave”, është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm “100 Vjet Vetmi” te Márquez. Është fitues i një numri të pafund çmimesh ndërkombëtare, është një libër i shkëlqyer i letërsisë bashkëkohore, i cilësuar si një ndër 100 më të lexuarit e letërsisë së sotme. Në roman përshkruhen në mënyrë marramendëse ngjarjet e vërteta të historisë, fshehur pas një fasade letrare. Në këtë sfond historik, të mirëpërcaktuar, hap krahët ngjarja në formën e një legjende. Dhe rrëfimi brilant shpalos historinë në tre breza të familjes së Esteban Truebës, i cili bie në dashuri me Rozën e bukur. E këtu nis e gjithë historia e kësaj familjeje… Fletoret e vjetra të Klarës, të shkruara gjatë periudhave të gjata të heshtjeve të saj, shpalosin historinë e familjes e të vendit, të komploteve, dashurive dhe urrejtjeve, fajeve dhe hakmarrjeve, paudhësive dhe mirësive. Ëndrrat, shpresat, dashuritë, trashëgimitë shpirtërore dhe lidhjet mes njëri-tjetrit, të cilat bëjnë që faqet e librit të fluturojnë njëra pas tjetrës. Ky roman të lë gojëhapur për fuqinë shprehëse dhe bukurinë e përshkrimit. Pa dyshim ai është një roman që mban edhe peshën e përshkrimit të ngjarjeve historike të vendit, përmes të njëjtit talent letrar që e bënë Isabel Allende-n shkrimtare të famshme.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Librari Arts sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
22 tet 2026
SHTEPIA E SHPIRTRAVE