
Shteti apo tregu
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Tirana Book
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra shkollore
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Autori ngre një pyetje të rëndësishme për lexuesit dhe bën një analizë të shtjelluar të situatës ekonomike dhe të modeleve më të suksesshme të saj në vendet e zhvilluara dhe në ata në zhvillim. Sugjerimet janë të qartat për këto modele. Rrugëtimi është i gjatë dhe trajtesa gjithashtu bëhet në bazë të shembujve që jep ekonomisti i njohur. Ai e quan si një rrugëtim në dilemat e politikave ekonomiko-financiare dhe faktorët e zhvillimit, shembujt pozitivë e negativë në mjaft vende e rajone të botës. Gjithashtu në këto botime gjenden modelet e kapiitalizmit, reformat e rëndësishme të ndërmarra ndonjëherë në Europë dhe botë. Ekonomisti i njohur trajton edhe rëndësinë e reformimit të bankave, përballjen e përditshme me efektet e ngrohjes globale, ndryshimeve klimatike, sfidën e ushqimeve, shkatërrimin e diversitetit etj. Fenomene këto që në dukje nuk janë vetëm ekonomik, por realisht të lidhura me ekonominë. Koment nga Artan Santo Faqet e librit janë një rrugëtim i gjatë në dilemat e politikave ekonomiko – financiare dhe faktorët e zhvillimit, shembujt pozitivë e negativë në mjaft vende e rajone të botës, në debatet e përballjet teoriko – akademike ndërmjet shkollave të ekonomisë dhe lloji i ekonomistëve “modernë” që na duhen, marrëdhëniet ndërmjet ekonomisë, demokracisë dhe politikës, aspektet polivalente të strategjive të zhvillimit dhe rritjes ekonomike, modeleve të ndryshme të kapitalizmit dhe atyre sociale të aplikuara në Europë e në botë, rolin e dijes dhe njohurive si faktorë thelbësorë në zhvillim, reformimin e bankave, përballjen tonë të përditshme me efektet e ngrohjes globale, ndryshimeve klimaterike, sfidën e ushqimeve dhe shkatërrimin e diversitetit etj. Në mbyllje të librit, një reflektim i gjatë dhe i detajuar historiko – analitik i autorit për 100 vjet ekonomi kombëtare dhe “modelin ekonomik shqiptar post – tranzicion”, të cilësuar shpesh dhe si “modeli i ri ekonomik” që ka nevojë të aplikojë Shqipëria në dy apo tri dekadat në vazhdim. Një analizë për prioritetet, strategjitë, politikat dhe vizionin e zhvillimit ekonomiko – social të Shqipërisë. Mbi autorin Adrian Civici, nga viti 2011, mban titullin “Profesor në Shkencat Ekonomike” dhe dy tituj “Doktor”: “Doktor në Shkencat Ekonomike”, akorduar nga ENSA, Montpellier (Francë, 2002) dhe “Doktor në Ekonomi Agrare”, akorduar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (Tiranë, 1993). Gjatë karrierës profesionale ka punuar në pozicione të rëndësishme, si: Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në UBT (1996 – 2001); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001 – 2002); Drejtor i Drejtorisë së Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002 – 2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor të Kosovës pranë Qeverisë së Kosovës (2006 – 2007); Profesor dhe Rektor i UET (2007 – 2010), si dhe Drejtor i Shkollës Doktorale në UET (2011 – 2012). Aktualisht është Presidenti i UET. Nga muaji prill 2005 e në vazhdim është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare dhe universiteteve europiane. Në vitin 2009, Adrian Civici i është akorduar nga Presidenca Franceze dhe Akademia e Shkencave të Francës titulli “Kalorës i Palmës së Artë Akademike”.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
22 tet 2026
Shteti apo tregu