
Çështje të marrëzisë
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Romani “Çështje të marrëzisë” është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës. Dhe ashtu siç ndodh me fëmijët, që duke u kuturisur nëpër skuta, zbulojnë hyrjen e një bodrumi ku rri i fshehur një thesar i shumëkërkuar nga të tjerët, kështu ndodh edhe me Kadarenë: mu këtu, në fëmijëri ai gjen çelësin e shpjegimit të botës. “Bota është e marrë” – zbulon Kadare. Dhe e vetmja e vërtetë për shpjegimin e saj është marrëzia. Por kjo e vërtetë e thjeshtë nuk mund të zbulohet me asnjë nga instrumentet e njohjes që ka shpikur njerëzimi, me asnjë nga teoritë, ideologjitë, apo kuturisjet e marra nëpër botë. Ajo zbulohet vetëm me naivitetin e fëmijës. Vetëm syrit të pafajshëm fëmijëror i zbulohet e vërteta e madhe. Dhe e vërteta e madhe e botës është marrëzia. Në këtë këndvështrim, romani “Çështje të marrëzisë” është njëherësh kthim nga një aventurë dhe rinisje drejt një aventure tjetër. Pasi na ka joshur me aventurën e tij nëpër botë, Kadare me këtë roman na fton në një aventurë tjetër. Madje, vetë romani duket sikur tallet me aventurat e mëparshme. Romani i ngjan në këtë kuptim “Don Kishotit” të Servantesit: një narracion që tallet me rrëfimet kalorësiake pararendëse. “Hani” i Kadaresë është fëmijëria e tij. Prej aty ai niset në eksplorimin e marrëzisë.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
500 lekë
Më i ulëti
500 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
500 lekë
Më i larti
500 lekë
21 tet 2026
Çështje të marrëzisë