
Shumë jetë akoma
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
“Këtë u bëjnë fëmijët të rriturve. I sinkronizojnë sipas ritmit të dashurisë.” Një mëngjes të zakonshëm, Vita hap derën e shtëpisë dhe gjen Kostjan të përgjumur aty. Ai nuk e flet gjuhën e saj, por ardhja e tij do t’ia ndryshojë jetën përgjithmonë. Sepse çdo fëmijë i lindur në këtë botë, është fëmija i të gjithëve. Në romanet e Viola Ardones, takimi midis qenieve njerëzore ka gjithmonë fuqinë e një mrekullie—një mrekulli e aftë të shkatërrojë vetminë e akullt dhe të rikthejë shpresën për jetën. Kostja është vetëm dhjetë vjeç kur niset i vetëm për të shkuar te gjyshja e tij, Irina, e cila punon si pastruese shtëpish në Napoli. Në çantë mban foton e një nëne që nuk e ka takuar kurrë dhe një adresë. Babai i tij ndodhet në front për të mbrojtur Ukrainën e sapopushtuar. Pas shumë mundimesh, mes ushtarësh që përpiqen ta bllokojnë në kufi dhe njerëzish të panjohur që e ndihmojnë, djali arrin me sukses në Napoli. Vita, zonja për të cilën punon gjyshja e tij, do të marrë përsipër të kujdeset për të. Katër vjet më parë, ajo ka humbur djalin e saj dhe tani i kalon ditët e vetme, ose në shoqërinë e Irinës, e cila ka lexuar Danten dhe flet italisht si një poete e shekullit të trembëdhjetë. Ky mysafir i papritur e detyron Vitën të rikthehet në rolin e nënës që fati ia kishte rrëmbyer me aq mizori. Por historia nuk mbaron këtu. Kur babai i Kostjas raportohet i zhdukur, Irina niset drejt Ukrainës për të kërkuar të birin, duke mos pranuar asesi që ai ka vdekur. Vita vendos t’i bjerë pas për ta ndihmuar, duke zbuluar një të vërtetë universale: përpjekja për të shpëtuar një tjetër, në fund të fundit, është e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 020 lekë
Më i ulëti
1 020 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 020 lekë
Më i larti
1 020 lekë
22 tet 2026
Shumë jetë akoma