
Shumë zhurmë për asgjë
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Edhe pse janë bërë disa hamendësime që “Shumë zhurmë për asgjë” mund të jetë një version i ripunuar i një pjese që Shekspiri e ka shkruar më herët gjatë karrierës së tij, ka shumë të ngjarë që ajo të jetë shkruar në vitin 1598 apo pak kohë më pas. Ky hamendësim bën që kjo vepër të përcaktohet si komedia e fundit e Shekspirit. Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i “Shumë zhurmë për asgjë” nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë. Ndërkohë që subjekti i “Shumë zhurmë për asgjë” vërtitet rreth pengesave që i dalin bashkimit të dy të dashuruarëve të rinj (Klaudios dhe Heros), linja dytësore e ngjarjeve, “lufta zbavitëse” e dy gjinive që zhvillohet midis Beatriçes dhe Benedikut, është shumë më tepër interesante dhe zbavitëse në krahasim me të. Madje, për një kohë të gjatë pjesa është vënë në skenë me titull “Beatriçja dhe Benediku”. Veçanërisht nëse i krahasojmë me konvencionalitetin, madje edhe me dashnorët dydimensionalë të subjektit kryesor, Beatriçja dhe Benediku paraqesin një inteligjencë, humor dhe humanizëm që është i rrallë në çiftet e tjera të komedive të Shekspirit.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
800 lekë
Më i ulëti
800 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
800 lekë
Më i larti
800 lekë
22 tet 2026
Shumë zhurmë për asgjë