
Si shkruhet nje roman dashurie
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Ky libër, i strukturuar si kolazh situatash e idesh që mëtojnë të lidhen rreth strumbullarit të temës së dashurisë e lumturisë, është zhvilluar si diptik dhe ka eksploruar tema të paranojës, identitetit, izolimit, dashurisë e lumturisë – duke prekur, sa përvojat “fundamentale”, po aq dhe ato “të rastësishme” njerëzore, në një botë të fragmentuar, copë-më copë e me zë të shterur. Këtij sfondi tematik i ka shkuar për shtat diskursi rrëfimtar me ton filozofik, i cili e ka dendësuar edhe më strukturën e ndërliqshme narrative të lidhur nyjë në log të temave e dhimbjeve ekzistenciale. Prof. dr. Kujtim Mani (Rrahmani) – shkrimtar dhe studiues Ka kohë që Krasniqi telefonon me kompetencë përmes teksteve të tij, si më i shquari që unë njoh në artin e metafiksionit në Shqipëri, duke na ofruar një letërsi tjetër. Prandaj unë ftoj sa më shumë lexues dhe ekspertë t’u përgjigjen “telefonatave” të tij në kohë. Por, ç’do të thotë të lexosh Gazmend Krasniqin? Të bëhesh gati që tekstet e tij t’i kuptosh më mirë nga efektet sesa nga esenca e tyre, t’i njohësh për atë që bëjnë më shumë se për atë që janë. Arti i tij si shkrimtar e shtyn fiksionin drejt një dimensioni mendimi, teknikat e tij narrative varen më shumë nga arti (i munguar) i leximit sesa nga fjalët e tekstit. Durim Taçi – shkrimtar
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
850 lekë
Më i ulëti
850 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
850 lekë
Më i larti
850 lekë
22 tet 2026
Si shkruhet nje roman dashurie