Si Të Bëhesh Mbret

Si Të Bëhesh Mbret

Në stokPërditësuar dje

700 lekë

Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Booktopia

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra fëmijësh
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Si Të Bëhesh Mbret-Jan Terlouw Shtatëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së mbretit plak, pas shumë e shumë zvarritjesh nga ministrat që nuk duan të heqin dorë nga pushteti, ka mbërritur çasti që në Katoren të zgjidhet një mbret i ri. Pretenduesi i kurorës, Starku, një djalosh shtatëmbëdhjetëvjeçar është gati, por gjashtë ministrat i vënë si kusht që të përmbushë me sukses shtatë detyra: të luftojë me zogjtë e Decibelit, me dragoin e Smogut, magjistarin e Ekuilibrit e të tjera si këto, për të treguar se është i denjë të drejtojë popullin e Katorenit. Detyrat e çojnë atë në disa qytete të vendit, po si do të mbërrijë Starku aty? Sigurisht me tren. Kështu fillon aventura. Shtatë detyrat janë të vështira, të tjerët janë tërhequr dhe tashmë njerëzia ka ngritur duart përpjetë, është nënshtruar dhe është mësuar të jetojë me të keqen. Por Starku, që vendos të bëhet mbret në botën “moderne” të Katorenit, do të tregojë se nuk ka sfidë që rinia nuk e përballon. Libri ndërthur botën e fantazisë me jetën e përditshme, po aq mjeshtërisht sa edhe në librat e tij të tjerë. Është një histori e mrekullueshme – qesharake dhe emocionuese – me shumë të papritura, nga ato që, kur i mbaron, u kthehesh për t’i lexuar përsëri, të paktën pjesët më të mira, sepse mendon se diçka të ka shpëtuar, diçka e çmuar të cilën do që ta shijosh sërish. Diçka që nuk e prisje të ishte kaq e bukur.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

700 lekë

Më i ulëti

700 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

700 lekë

Më i larti

700 lekë

21 tet 2026

Si Të Bëhesh Mbret