SKIN1004 Centella Light Cleansing Oil

SKIN1004 Centella Light Cleansing Oil

Në stokPërditësuar më 2 nën 2026

€17≈ 1 543 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets Kosova

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Pastrim fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
2 nën 2026

Përshkrimi

Pastrues fytyre vajor SKIN1004 Madagascar Centella Light Cleansing Oil është një vaj pastrues me teksturë të lehtë, i krijuar për të larguar në mënyrë efektive make-up-in, kremin mbrojtës nga dielli, sebumin e tepërt dhe papastërtitë e grumbulluara në lëkurë. Formula e tij përmban Centella Asiatica nga Madagaskari dhe 6 vajra me origjinë bimore, të cilët pastrojnë thellësisht pa dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës dhe pa lënë ndjesi të yndyrshme pas shpëlarjes. Ky pastrues funksionon me teknologji micellare, duke tërhequr papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, ndërsa ruan hidratimin natyral të lëkurës. Tekstura e tij e hollë emulsifikohet lehtësisht në kontakt me ujin dhe shndërrohet në një emulsion qumështor që shpëlahet pa lënë mbetje. Falë formulës jo-komedogjene, ndihmon në pastrimin e poreve dhe minimizon rrezikun e bllokimit të tyre. I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, veçanërisht asaj sensitive, normale, mikse dhe me tendencë për bllokim të poreve. Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale. *200ml Përdorimi Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Përbërësit Përbërësit "magjik" Centella Asiatica, 6 vajra me origjinë bimore Lista e plotë e përbërësve Ethylhexyl Stearate, Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Caprylic/Capric Triglyceride, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Centella Asiatica Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Limonene, Linalool Marka SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:2 nëntor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 543 lekë

Më i ulëti

1 543 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 543 lekë

Më i larti

1 543 lekë

22 tet 2026

SKIN1004 Centella Light Cleansing Oil