SKIN1004 Madagascar Centella Quick Calming Pad

SKIN1004 Madagascar Centella Quick Calming Pad

Në stokPërditësuar dje

1 400 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Pastrim fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

SKIN1004 Madagascar Centella Quick Calming Pad është një toner-pad qetësues dhe hidratues i formuluar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme, të irrituar dhe me tendencë skuqjeje. Paketimi përmban tamponë pambuku të njomur me një esencë të pasur në përbërës qetësues, të cilët ndihmojnë në reduktimin e irritimit, forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe qetësmin e saj të menjëhershëm. Formula përmban Centella Asiatica nga Madagaskari, e njohur për vetitë e saj rigjeneruese dhe anti-inflamatore, e kombinuar me Panthenol, Sodium Hyaluronate dhe përbërës të tjerë hidratues që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së stresuar nga faktorët e jashtëm. Pad-sat kanë një teksturë të butë dhe ngjiten lehtësisht në lëkurë, duke mundësuar përdorimin e tyre si toner i përditshëm ose si maskë lokale për zonat që kanë nevojë për qetësim intensiv. Falë formulës së butë dhe pa përbërës agresivë, i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, veçanërisht asaj sensitive, të dehidratuar dhe me tendencë irritimi. Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial. *130ml/70pads Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër. Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë. Përbërësit Përbërësit "magjik" Centella Asiatica, Panthenol, Sodium Hyaluronate Lista e plotë e përbërësve Water, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Citric Acid Marka SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 400 lekë

Më i ulëti

1 400 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 400 lekë

Më i larti

1 400 lekë

21 tet 2026

SKIN1004 Madagascar Centella Quick Calming Pad