SKIN1004 Madagascar Centella Toning Toner

SKIN1004 Madagascar Centella Toning Toner

Në stokPërditësuar më 2 nën 2026

€15≈ 1 361 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets Kosova

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Pastrim fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
2 nën 2026

Përshkrimi

SKIN1004 Madagascar Centella Toning Toner është një toner eksfolues dhe qetësues me përbërje të lehtë, i formuluar për përdorim të përditshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe atë me tendencë akneike. Formula e tij është e pasur me 84% ekstrakt të pastër të Centella Asiatica nga Madagaskari, një përbërës i njohur për vetitë qetësuese, anti-inflamatore dhe rigjeneruese, që ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në reduktimin e skuqjes apo irritimit. Toneri përmban gjithashtu PHA (Gluconolactone), një acid eksfolues i butë që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, balancimin e yndyrës dhe përmirësimin e pamjes së poreve, pa shkaktuar ndjesi djegieje apo thatësie në lëkurë. Ka konsistencë shumë të lehtë duke u përthithur lehtësisht, pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. I përshtatshëm për lëkurë me tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. *210ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë. Përbërësit Përbërësit “magjik” Centella asiatica, PHA Lista e plotë e përbërësve Water, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Citrate, Gluconolactone, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Betaine, Hyaluronic Acid, Carbomer, Tromethamine Marka SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:2 nëntor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 361 lekë

Më i ulëti

1 361 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 361 lekë

Më i larti

1 361 lekë

22 tet 2026

SKIN1004 Madagascar Centella Toning Toner