
SOLUCION RIPARUES XHAMI K2 GLASS DOCTOR 0.8 mL - B350
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Benian në faqen e vet (benian.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Karoceri & Pamje
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
• K2 Glass Doctor është një mjet i shkëlqyer për heqjen e goditjeve dhe çarjeve të shkaktuara nga gurët në xhama. Aplikimi unik largon plotësisht grumbullimin e flluskave të ajrit në çarje dhe i mbush ato me një ngjitës të veçantë që lidhet me xhamin. Rezina ngurtësohet në rrezet e diellit. Përfundimisht produkti bëhet plotësisht transparent, duke i bërë riparimet të padukshme. Parimi i K2 Glass Doctor është të injektojë një rezinë transparente në çarje, e cila më pas do të ngurtësohet në rrezet e diellit dhe do të mbushë defektin. Është gjithashtu e nevojshme të thithni ajrin nga të çarat gjatë aplikimit. • Produkti heq të goditurat dhe të çarat, me kusht që xhami të mos jetë plasaritur deri në fund. • Kompleti i aksesorëve K2 Glass Doctor lejon edhe përdoruesin papërvojë të riparojë një defekt në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. • Kompleti përmban: Shiringën me pineskë, aksesorët prej silikoni për aplikuesin, rezinën, gominën izoluese, filmin transparent dhe briskun. Rekomandime 1. Rezina ngurtësohet nën rrezet e diellit dhe duhet të aplikohet në hije. 2. Mos e përdorni produktin në xhama të nxehtë. 3. Tehu i briskut përdoret për të hequr rezinën e tepërt të ngurtësuar. Të gjitha hapat për përdorimin e produktit janë paraqitur mëposhtë: 1.Pastroni vendin e riparimit. Hiqni çdo copëz me pineskë dhe më pas largoni butësisht papastërtitë e mbetura me një pecetë ose me një leckë. Vendoseni pineskën edhe një herë në vrimën e shiringës. 2.Hiqni siguresën dhe ngjiteni gominën izoluese në xham. Hiqni mbështjelljen e sipërme të gominës. 3. Vendoseni aplikuesin sipër gominës në mënyrë që ato të përputhen me njëra-tjetrën. Ushtroni forcë që të realizohet një ngjitje hermetike. 4. Prisni fundin e tubetit të rezinës dhe derdheni sasinë në vrimën e aplikuesit. Shtrydheni ngadalë rezinën brenda, duke lënë një sasi të vogël për t'u përdorur më vonë. Hiqni rezinën e tepërt me një leckë të thatë. 5.Vendoseni shiringën në aplikues në mënyrë që maja e pinskës në fund të shiringës përputhet me fundin e aplikuesit. Sigurohuni që lidhja të jetë mjaft e sigurtë dhe hermetike. 6.Duke mbajtur shiringën në njërën dorë, tërhiqeni ngadalë pistonin e shiringës për të hequr flluskat e ajrit nga rezina. Lëreni shiringën në pozicionin e kyqjes për 10 minuta. 7. Hiqeni pineskën nga fundi i shiringës për të lejuar ajrin që të largohet dhe më pas vendoseni përsëri. 8. Mbajeni shiringën me njërën dorë, shtypeni pistonin e shiringës për të krijuar presion. Më pas kyçeni pistonin e shiringës dhe lëreni në atë pozicion për 20 minuta. 9. Duke përdorur briskun, hiqni butësisht majën e aplikuesit, gominën izoluese dhe tepricat e mbetura të rezinës. 10. Duke hedhur disa pika rezinë në sipërfaqe aplikoni menjëherë filmin transparent në sipërfaqen e riparuar. 11. Duke rrëshqitur briskun mbi sipërfaqen e filmit, largoni çdo flluskë ajri. Parkoni makinën tuaj në një vend me diell dhe lëreni për të paktën 15 minuta. Dielli do ta ngurtësojë rezinën. Në një ditë me diell, procesi i ngurtësimit do të zgjasë rreth një orë. Më pas, hiqni filmin dhe pastroni çdo tepricë rezine të mbetur me brisk. VIDEO DEMONSTRUESE:
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Benian sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
2 160 lekë
Më i ulëti
2 160 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
2 160 lekë
Më i larti
2 160 lekë
21 tet 2026
SOLUCION RIPARUES XHAMI K2 GLASS DOCTOR 0.8 mL - B350