
Some by mi
SOME BY MI AHA, BHA, PHA Miracle Body Toner Mist
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets Kosova
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com
Specifikimet kryesore
- Marka
- Some by mi
- Kategoria
- Kozmetikë & Kujdesi Personal
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
SOME BY MI AHA, BHA, PHA Miracle Body Toner Mist është një mist në trajtë eksfoliuese për trupin i formuluar për të adresuar problematikat si aknet trupore, poret e bllokuara dhe sipërfaqja e ashpër e lëkurës. Kombinimi i AHA, BHA dhe PHA ofron eksfolim të balancuar në disa nivele: AHA ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe njëtrajtësimin e lëkurës, BHA depërton në pore duke ndihmuar në pastrimin e tyre, ndërsa PHA vepron më butësisht duke ruajtur hidratimin dhe duke minimizuar irritimin. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi i tij i pasur me niacinamide, ndihmon në unifikimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e njollave, ndërsa ekstrakti i tea tree dhe përbërësit qetësues si centella asiatica ndihmojnë në qetësimin e skuqjeve dhe kontrollin e baktereve që shkaktojnë akne. Tekstura e tij e lehtë në formë spray përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm pas dushit në zona si shpina, kraharori apo krahët. Me përdorim të rregullt, lëkura bëhet më e pastër, më e lëmuar dhe dukshëm më e pastër. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën. *140ml Përdorimi Pas dushit, aplikoni një sasi të përshtatshme në trup, me një largësi prej 15-20 minutash. Përbërësit Përbërësit "magjik" AHA, BHA, PHA, niacinamide, centella asiatica, ekstrakt tea tree Lista e plotë e përbërësve Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexandiol, Polyglyceryl-10 Laurate, Erythritol, Sodium Citrate, Citric Acid, Gluconolactone, Ethylhexylglycerin, Methyl Diisopropyl Propionamide, Succinic Acid, Adenosine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Disodium EDTA, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract, Thuja Orientalis Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Foeniculum Vulgare (Fennel) Seed Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Tilia Cordata Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Moringa Oleifera Seed Extract, Artemisia Capillaris Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Salicylic Acid, Leucine, Alanine, Aspartic Acid, Isoleucine, Phenylalanine, Arginine, Glutamic Acid, Glycine, Histidine, Methionine, Ornithine, Proline, Serine, Taurine, Valine, Dimethyl Sulfone, Zinc PCA, Asiaticoside, Madecassoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid Marka SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 361 lekë
Më i ulëti
1 361 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 361 lekë
Më i larti
1 361 lekë
22 tet 2026
Të ngjashme
Model ose variant tjetër — jo i njëjti produkt
SOME BY MI AHA, BHA, PHA Miracle Body Toner Mist