SOME BY MI Real Care Mask
1 / 6

Some by mi

SOME BY MI Real Care Mask

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

Në 3 dyqane
Çmimi më i mirë nga 3 dyqaneKurseni 9 lekë
€1≈ 91 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets Kosova

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com

Specifikimet kryesore

Marka
Some by mi
Kategoria
Maska fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Ofertat për këtë produkt

I njëjti model dhe variant, te çdo shitës — renditur nga më i liri.

  • Koral Secrets KosovaMë e lira

    Në stokkoralsecretskosova.com

    91 lekë
    Po e shikoni
  • Beautene

    Në stokbeautene.al

    99 lekë+8 lekë
  • Koral Secrets

    Në stokkoralsecrets.al

    100 lekë+9 lekë

Përshkrimi

SOME BY MI Real Care Mask, janë maskat më të reja të koleksionit "Koral Secrets"nga marka m ë inovative dhe e pëlqyer SOME BY MI . Këto maska pëlhure me fibra celuloze janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, aknet, poret, sensitivitetin etj. Real Tea tree Calming Care Mask Formulimi me Tea Tree qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizimin e çdo inflamacioni. Real Cica Calming Care Mask Formulimi me centella asiatica ka veti antibakteriale e cila n dihmon në trajtimin e akneve, sensitivitetit dhe gjendjes së rosaceas në lëkurë. Real AHA. BHA.PHA Calming Care Mask Përmban 3 lloje të ndryshme eksfoliantësh kimik, si AHA, BHA, PHA, pa harruar ekstraktin e frutit të Papaya-s dhe Witch Hazel, që nxit ripërtëritjen e qelizave. AHA, largon qelizat e vdekura. BHA, pastron thellësisht poret nga sebumi i tepërt. PHA, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Real Aloe Soothing Care Mask Formulimi me Aloe Vera ndihmon në qetësimin e lëkurës së acaruar nga dëmtimi i diellit duke ulur temperaturën e lëkurës me efektin e saj freskues. Real Honey Luminous Care Mask Formulimi me Honey ofron hidratim të thellë dhe ka veti të fuqishme antibakteriale. Premton një lëkurë të shëndetshme dhe me vitalitet. Real Vitamin Brightening Care Mask Formulimi me Lemon ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, atyre post-akne, dhe qukave. Real Hyaluron Hydra Care Mask Formulimi me acid hyaluronik ndihmon në luftën kundër shenjave pre-mature të moshës, siç janë: dehidratimi, lëshimi i lëkurës, vijat dhe rrudhat. Formulimi është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial. *20g Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Betaine, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Butylene Glycol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, t-Butyl Alcohol, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Tocopherol Marka SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

91 lekë

Më i ulëti

91 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

91 lekë

Më i larti

91 lekë

22 tet 2026

SOME BY MI Real Care Mask