
Stambolli – Kujtime dhe qyteti
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s’ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit. Pamuku ka bërë për “mitin” kulturor të Stambollit po atë gjë që ka bërë Andrej Bjellij me Petërburgun, apo Xhojsi me Dublinin. Epigraf për librin është vargu i poetit turk Ahmet Rasim: “Bukuria e peisazhit fshihet në trishtimin e tij”. Sipas Orhan Pamukut, Stambolli është një qytet shumë melankolik, trishtimi është ndjenja kryesore që të ngjall ai. Temat kryesore të shkrimtarit janë konflikti ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, islamit dhe kristianizmit, traditave dhe bashkëkohësisë. Për shembull, konflikti ndërmjet oksidentit dhe islamizmit dhe islamizmit në Turqinë bashkëkohore është tema kryesore e romanit “Bora” (2002). Me refleksionet qe e karakterizojnë Pamukun libri “Stambolli. Kujtime dhe qyteti” përftoi po të tillë natyrë reflektive – libri është një guidë nëpër ndjesitë stambolljane dhe shpirtin e Stambollit, një poetizim i qytetit, të cilin lexuesi shqiptar e ka ndeshur për herë të parë në poezinë e Nazim Hikmetit. Shkrimtari i madh turk Orhan Pamuk, fitues i Nobelit më 2006 ndjek genius loci të Stambollit, duke ndërthurur kujtimet e veta me historinë e tij kulturore, në të cilin autori ka jetuar për mbi 50 vjet. Pamuku na fton në qytetin e fëmijërisë së tij, të ndajë me ne frikërat dhe gëzimet, por paralelisht na rrëfen për Stambollin, qytetin e tre perandorive.Teksti i librit të Orhan Pamukut “Stambolli. Kujtime dhe qyteti” është tërheqës dhe enigmatik, sikundër është tërheqëse dhe enigmatike vetë atmosfera e Stambollit. Fenomeni i qytetit gjendet në historinë e tij të begatë e marramendëse, në ato shtresa, të cilat, pa i përzier, e madje pa i prekur, gjallojnë në hapësirën mistike të Levantit… Dhe kohë pas kohe ne ulim vështrimin mbi librin e hapur mbi gjunj: “Pështjellimet e jetës, ashtu si tallazitjet e melodisë dhe peripecitë që ngërthejnë historinë, herët apo vonë i aviten fundit, ndërsa imazhet e qytetit që pluskojnë para syve tanë mbeten përgjithmonë me ne në ëndrrat dhe kujtesën tonë”.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
22 tet 2026
Stambolli – Kujtime dhe qyteti