
Stoiku i përditshëm
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
“Qofsh skllav zyre apo senator amerikan, ky libër do të të ndihmojë të gjesh busullën tënde”. —GREGORY HAYS, përkthyes dhe redaktor i Meditime nga Mark Aureli “Një burim i pasur e shpërblyes i mençurisë praktike, e cila të ndihmon të përqendrohesh në atë që ke nën kontroll, të eliminosh besimet false dhe kufizuese, e të ndërmarrësh veprime më efikase. Bëje Stoiku i përditshëm guidën tënde dhe do të shtosh qartësinë, efikasitetin dhe paqen me çdo ditë që kalon”! —JACK CANFIELD, bashkautor i The Success Principles dhe i serisë Chicken Soup for the Soul Ku mund ta gjesh harenë e vërtetë? Si mund ta shfrytëzosh fuqinë e arsyes? Cili është matësi i vërtetë i suksesit? Si duhet ta menaxhojmë inatin? Si të gjejmë kuptim? Si ta mposhtim vuajtjen? Përgjigjja e këtyre pyetjeve dhe më tepër, gjenden në zemër të filozofisë stoike. Prej kohësh arma e fshehtë e figurave të mëdha të historisë, që nga perandorët e pilotët luftëtarë, tek artistët dhe aktivistët, ishin parimet e Mark Aurelit, Epiktetit dhe Senekës, të cilat kanë ndriçuar fort përgjatë shekujve si një filozofi për veprimtarët. E testuar në laboratorin e përvojës njerëzore gjatë dymijë viteve të fundit, kjo njohuri e përjetshme është thelbësore për menaxhimin e ndërlikimeve të jetës moderne. “Stoiku i përditshëm” është një guidë tërheqëse dhe e thjeshtë për jetën e mirë, duke i sjellë mençurinë klasike brezave të rinj. “Stoiku i përditshëm është një thesar që na ndihmon të menaxhojmë zgjedhjet tona, të kapërcejmë vetëmashtrimin dhe të mësojmë se si të sillemi në përputhje me vlerën e vërtetë të gjërave, duke pasur gjithmonë në mendje të mirën e përbashkët. Ky kujdes për shpirtin jo vetëm i bën njerëzit më të mirë, por bën edhe shoqërinë më të fortë”. —JOSEPH A. MACIARIELLO, autor i librit The Daily Drucker, The Effective Executive in Action dhe A Year with Peter Drucker
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
21 tet 2026
Stoiku i përditshëm