
SUNGBOON EDITOR PDRN Pink Vitamin Glow Boosting Ampoule
Në stokPërditësuar sot
Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets Kosova
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Serum
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- sot
Përshkrimi
Jeni gati për pak “pickim” me gjilpërë… pa asnjë gjilpërë? SUNGBOON EDITOR PDRN Pink Vitamin Glow Boosting Ampoule vjen me një aplikator inovativ në formë shiringe që krijon eksperiencën e një trajtimi profesional skincare. Tekstura e tij ka një formulim unik që shfaqet si “krimba” fije të vogla (“fije të vogla”) xheli, të cilat shkrihen menjëherë gjatë aplikimit në lëkurë, duke ndihmuar që formula të shpërndahet në mënyrë më efektive dhe të japë një glow të menjëhershëm. Formulimi i saj përmban përbërësin inovativ PDRN (ekstraktuar nga ADN-ja e salmonit), i cili ndihmon në stimulimin e rigjenerimit qelizor, nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Nga ana tjetër, kompleksi i pasur me Vitamina (si Vitamin B12, C dhe E) ndihmon në zbehjen e njollave, njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe i jep asaj një efekt të menjëhershëm ndriçues e plot jetë. Por nuk mbaron me kaq, pasi për një hidratim më intensiv dhe një barrierë më të fortë të lëkurës, ampula përmban në formulë Acid Hyaluronic me pesha të ndryshme molekulare, Panthenol dhe Niacinamide. Këta përbërës ndihmojnë në mbajtjen e lagështisë në lëkurë, reduktojnë inflamacionin, kontrollojnë sebumit dhe e bëjnë lëkurën të duket më e shëndetshme e më e plotë. Ndërsa Glutathione, një antioksidues i fuqishëm, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira. Formula përmban edhe Adenosine, një përbërës shumë i përdorur në skincare koreane për forcimin e barrierës së lëkurës dhe trajtimin e shenjave të para të moshës. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. *40ml Përdorimi Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme me anë të shiringës dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Përbërësit "magjik" PDRN (ADN salmoni), Vitaminë B12, Vitaminë C, Vitaminë E, Acid Hyaluronic, Panthenol, Niacinamide, Glutathione, Adenosine Lista e plotë e përbërësve Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Niacinamide, Sodium DNA, Dipropylene Glycol, Panthenol, Carbomer, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Hydrolyzed Collagen, Xanthan Gum, Adenosine, Sodium Polyphosphate, Chondrus Crispus Powder, Agar, Glyceryl Glucoside, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Synthetic Fluorphlogopite, Cyanocobalamin, Elastin, Soluble Proteoglycan, Glycosaminoglycans, Sodium Chondroitin Sulfate, Fibronectin, Polyglutamic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Copper Tripeptide-1, Ethylhexylglycerin, Oleic Acid, Decapeptide-40, Hydrolyzed DNA, Polysorbate 80, Lecithin, Glyceryl Stearate, CI 77891, CI 73360, CI 17200, CI 16035 Marka SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 860 lekë
Më i ulëti
1 860 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 860 lekë
Më i larti
1 860 lekë
22 tet 2026
SUNGBOON EDITOR PDRN Pink Vitamin Glow Boosting Ampoule