
Supertruri
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Truri yt është teknologjia më e fuqishme në botë, por ta kanë dhënë pa manualin e përdorimit. Tani këtë manual e ke në dorë. Ti, si njeri, je i pakufishëm. Nuk ka rëndësi çfarë të kanë thënë të tjerët: potenciali yt bëhet i pafundmë atëherë kur mëson ta përdorësh trurin. Për më shumë se 25 vjet, trajneri i famshëm i trurit, Xhim Kuiku (Jim Kwik), ka punuar së afërmi me aktorë të famshëm, sportistë, drejtorë të përgjith- shëm dhe njerëz që kanë arritur majat në të gjitha fushat e jetës, për t’ua zhbllokuar kapacitetet e tyre të vërteta. Në këtë libër novator, Xhimi për- mend mësimet e nxjerra nga studimet shkencore dhe teknikat e provuara në praktikë, të cilat përdoren nga njerëzit më të suksesshëm në botë për të mësuar më shpejt dhe për të arritur rezultate të klasit botëror. • Behu zot i shprehive të tua: Mëso si të dalësh nga kurthi i shprehive të këqija dhe si të krijosh pa mundim rutina të reja të dobishme. • Çliroje prodhimtarinë nga zinxhirët: Mposht “4 superarmiqtë që të kanë marrë peng shtigjet neurale të trurit dhe po të ngadalësojnë përparimin. • Gjej burimin e motivimit të pakufishëm: Furnizohu me motivim nga një burim i pashtershëm, për të arritur objektivat e tu, madje edhe kur të ka kapur dembelizmi. • Kthjello mendjen: Mëso teknikat dhe këshillat më të mira dhe se cilat ushqime të hash për të qetësuar mendjen dhe për të fjetur më mirë. • Përmirëso përqendrimin: Bëhu i pandalshëm duke mësuar si të mos shpërqendrohesh në një botë të përmbytur me shpërqendrime dhe informacione. • Mëso gjithçka: Lexo më shpejt, merr vendime më të shëndosha dhe mbaj mend gjithçka nga emrat e njerëzve deri te fjalët e gjuhëve të huaja- pavarësisht moshës. Në zemër të librit “Supertruri”, është një sekret që të ndryshon jetën: kur mëson si të mësosh, mund të çlirohesh nga besimet kufizuese, të arrish nivele të tjera suksesi dhe të bësh një jetë vërtet të jashtëzakonshme. Ky libër nuk është i mbushur me teori të pazbatueshme. Përkundrazi. Ai përbën një plan praktik, të thjeshtë dhe të dëshmuar nga i cili do të mësosh konkretisht çfarë të bësh për të çliruar fuqitë e tua të pakufishme!
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
31 tet 2026
Supertruri