
Sytë e Monës
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Një vajzë e vogël, gjyshi i saj, zbulimi i bukurisë, i artit… dhe i jetës. Mona është dhjetë vjeç dhe jeton në Paris me prindërit, kur një ditë fare papritur, nuk shikon më nga sytë. Kontrollet e para në urgjencë nuk zbulojnë asgjë të pazakontë, dhe pas disa orësh ankthi, duket se shikimi i është rikthyer. Okulisti është i bindur se vajza ka nevojë për një konsultë psikiatrike, por gjyshi i Monës, Henri- një plak i ashpër dhe kokëfortë mendon krejt të kundërtën: nëse vajza rrezikon të humbasë shikimin, e vetmja shpresë e vërtetë është t’i tregojë asaj gjithçka më të bukur që ka krijuar njeriu. Dhe kështu, çdo të mërkurë, menjëherë pas shkollës, gjyshi e shoqëron mbesën të vizitojë disa nga muzetë më të rëndësishëm të botës. Louvre-in, Muzeu e Orsay-ës, Beaubourg-un, që janë si arkëza mrekullish që hapen para syve të Monës dhe udhërr-ëfyesit të saj. Duke soditur me magjepsje pesëdhjetë e dy veprat që shënojnë rrjedhën e romanit, vajza zbulon stilin e veçantë të çdo artisti, preket thellë nga madhështia e heshtur e një Leonardoje apo e një Degasi, e një Botticelli apo e një instalacioni të Marina Abramovic-it. Gjyshi dhe mbesa nisin një udhëtim në misterin e bukurisë, në aftësinë enigmatike të artit për të zhveshur shpirtin e njeriut -një udhëtim që do të ndryshojë përgjithmonë jetën e të dyve. Dhe, bashkë me ta, edhe tonën. Thomas Schlesser është një historian arti dhe drejtor i Fondacionit Hartung-Bergman, një institucion që ka për mision ruajtjen dhe vlerësimin e veprave artistike, arkivave dhe trashëgimisë arkitekturore. Ai është gjithashtu pedagog në École Polytechnique dhe autor i disa biografive të piktorëve dhe artistëve të njohur. Sytë e Monës u bë një fenomen botëror editorial, me të drejtat e shitjes të siguruara në mbarë globin dhe me përkthime në mbi njëzet gjuhë, madje përpara publikimit zyrtar në Francë.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
22 tet 2026
Sytë e Monës