
Të bukur dhe të mallkuar
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
“Të bukur dhe të mallkuar”, botuar për herë të parë më 1922, është romani i dytë i shkrimtarit F. Scott Fitzgerald. Ai eksploron dhe portretizon shoqërinë e lartë amerikane nëpërmjet dy personazheve, aspirantët aristokratë të Periudhës së Jazz it, Antoni dhe Gloria Paç. Që të dy, burrë e grua, personifikojnë shoqërinë e zvetënuar njujorkeze të viteve ’20, të shekullit të kaluar: janë të pashëm, sipërfaqësorë, në kërkim të kënaqësive dhe vanitetit. Nga njëra anë, gjendet Antoni, djalosh i pashëm, i mërzitur me jetën e rëndomtë, jetim, që kalon një periudhë kohe në Romë ku, mes grave, mbrëmjeve me miqtë dhe frymëzimeve të ndryshme artistike, si shumë bashkëmoshatarë të tij ndien se një ditë jo fort të largët do të bëjë gjëra të mëdha në jetë. Nga ana tjetër, Gloria, 22-vjeçarev nga Kansas Siti, eksentrike, e trazuar, e zhgënjyer, që e josh menjëherë Antonin me bukurinë dhe karakterin e saj krenar. Dy të rinjtë fillojnë një lidhje dhe, pas një fillimi disi të dhimbshëm në dukje, martohen, të bindur që e kanë gjithë botën në dorë. Mirëpo, tani që fillon jeta e vërtetë prej të rrituri, ata zbulojnë se janë të pazotë për t’u angazhuar në plane pune, apo për të punuar realisht duke sajuar përligjje nga më të ndryshmet vetëm për t’u zdërhallur pas qejfeve dhe luksit. Në pritje të një trashëgimie të madhe të lënë nga gjyshi i Antonit, ata jetojnë përtej caqeve të tyre ekonomike. Shoqëruesi i ditëve të tyre bëhen alkooli, ballot, festa, luksi dhe kumari. Por kur trashëgimia nuk vjen, jeta e tyre shndërrohet në kërkim të ankthshëm të pasurisë dhe aleancat e brishta fillojnë të këputen. Romani është frymëzuar pjesërisht nga lidhja e Fitzgeraldi-t dhe bashkëshortes së tij, Zelda-s. Të dy personazhet evokojnë një portret të gjallë të një bote të humbur: një qytet ku gëlon vesi, një shoqëri pa krye e pa drejtim dhe një brez dekadent dhe pa rrënjë. “Të bukur e të mallkuar” është një satirë e moralit amerikan të fillim shekullit XX, gjatë viteve të proibicionizmit, ku të rinjtë – protagonistët e rinj të shekullit XX – duhet të përballen me krizën e vlerave të epokës së paraluftës. Ata mishërojnë epokën në të cilën jetojnë dhe që do të përfundojë në mënyrë dramatike me krizën e vitit 1929.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
22 tet 2026
Të bukur dhe të mallkuar