Të Padukshmet

Të Padukshmet

Në stokPërditësuar dje

1 400 lekë

Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Booktopia

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Të Padukshmet – Lara Prescott “Ky roman është rrëfimi i një historie vërtet të jashtëzakonshme, në një epokë kur lufta mes perëndimit dhe lindjes kish arritur kulmin. Shumë prej nesh e kanë lexuar “Doktor Zhivagon” e shkrimtarit rus Boris Pasternak, por pak e dinë historinë e botimit të këtij romani. Autorja Lara Prescott, që ka marrë emrin pikërisht nga protagonistja e “Doktor Zhivagos” vendos të na rrëfejë komplotin e fshehtë të CIA-s për botimin e këtij romani jashtë ish-BS dhe dërgimin e tij mu në zemër të Moskës. Aty ndërthuret e rrëfehet edhe historia e paligjshme e dashurisë mes Pasternakut dhe Olga Vsjevollodovnës, e cila përfundoi edhe në Gulag për këtë shkak. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, dy vajza, në dukje më se të zakonshme, daktilografiste në CIA, zgjidhen mes shumë të tjerash dhe u besohet misioni më i lartë i jetës së tyre: të nxjerrin dorëshkrimin e romanit “Doktor Zhivago” nga Bashkimi Sovjetik, ku askush nuk guxon ta botojë, dhe të bëjnë të mundur që vepra madhore e Pasternakut të përhapet në të gjithë botën. Selli Forrester, joshëse dhe e sofistikuar, është një spiune eksperte që dhuntinë për mashtrim e ka përsosur përmes forcës së saj tërheqëse dhe hireve të mrekullueshme për t’u nxjerrë në shesh sekrete nga më të mëdhatë burrave të fuqishëm. Ndërsa Irina është krejt rishtare në këtë punë, por nën kujdesin e Sellit, mëson shumë shpejt si të fshihet e të bëhet e padukshme dhe të arrijë të nxjerrë jashtë vendit dokumente të rezervuara. Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”. “Të padukshmet” është rrëfimi i një epoke të trazuar dhe i një aventure të jashtëzakonshme njerëzore, sentimentale dhe letrare. Homazh për një kohë kur “pandehnim se letërsia mund të ndryshonte rrjedhën e historisë”.”

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 400 lekë

Më i ulëti

1 400 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 400 lekë

Më i larti

1 400 lekë

21 tet 2026

Të Padukshmet