Të poshtëruar

Të poshtëruar

Në stokPërditësuar dje

1 600 lekë

Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Booktopia

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Të poshtëruar – Lea Ypi Kur Lea Ypi gjen në rrjetet sociale një fotografi të vitit 1941, ku shfaqet gjyshja e saj Lemani, gjithçka dinte për të shkuarën familjare, tronditet. Në fëmijëri i kishin thënë se kujtimet e rinisë së gjyshes ishin zhdukur nga komunistët pas ardhjes në pushtet. Por ja ku është një imazh i saj, e sapomartuar me Asllan Ypin, të dy të buzëqeshur, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. Kush ishte në të vërtetë Leman Ypi? Pse fliste frëngjisht kur ishte rritur si mbesa e një pashai në Selanik? Ç’e shtyu të linte qytetin kaq e re për të nisur jetën vetëm në Tiranë? Si u dashurua dhe u martua me një socialist simpatizant të Frontit Popullor, ndërkohë që babai i tij bashkëpunonte me fashistët? Dhe mbi të gjitha, çfarë fshihej pas asaj buzëqeshjeje të papritur në dëborën e Cortina-s, kur e gjithë Europa po bëhej shkrumb e hi? Duke ndjekur gjurmët e së shkuarës, autorja udhëton drejt vende- ve të rinisë së gjyshes – nga bota e zhdukur e aristokracisë osmane, te realiteti i ri i Ballkanit nën fashizëm dhe më pas nën komunizëm. Në një libër të thellë e njëkohësisht magjepsës, me zërin e saj të paimitueshëm, Ypi shtron pyetjen themelore të mbijetesës në një epokë ekstremesh, zbërthen brishtësinë e së vërtetës – qoftë ajo personale apo politike – dhe çmimin e vendimeve të marra kundër rrymës së historisë. Përmes raporteve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, dëshmive gjyqësore dhe kujtimeve të saj për gjyshen Leman, na udhëheq në një udhëtim mes së tashmes dhe së shkuarës, ku arkivi ndërthuret me imagjinatën, dhe faktet me trillimin. Herë epik e herë intim, “Të poshtëruar” është një reflektim i fuqishëm mbi brishtësinë e së vërtetës – personale dhe politike – dhe mbi pyetjet që vazhdojnë të na ndjekin. Çfarë dimë vërtet për ata që duam? Dhe me ç’të drejtë morale i gjykojmë zgjedhjet e brezave të shkuar? <<Lea Ypi është një nga ato mendimtare që ndriçojnë të vërtetat historike me fuqinë e pashtershme të letërsisë. E kam lexuar “Të poshtëruar” me të njëjtën mahnitje që dikur kam lexuar “Middlemarch” dhe “Beloved”. Një kryevepĕr». Lyndsey Stonebridge <<Lea Ypi zhytet thellë në të kaluarën e harruar të Europës, duke eksploruar se kush e zotëron historinë e një jete dhe kush ka të drejtë të flasë për të. Një rrëfim magjepsës me polici sekrete, familje të ndara dhe besnikëri të palëkundura, libri është njëherazi edhe një reflektim i jashtëzakonshëm mbi shkrimin e historisë dhe mbi fatet e njerëzve që ajo lë pas>>. David Runciman

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 600 lekë

Më i ulëti

1 600 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 600 lekë

Më i larti

1 600 lekë

21 tet 2026

Të poshtëruar