
Të rregulltit dhe prapsinjosët
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Mediaprint në faqen e vet (mediaprint.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Mediaprint
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në mediaprint.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra fëmijësh
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Një libër mund të shpëtojë edhe një lojë të parapëlqyer të një fëmije… Dhe ne e dimë se sa zbaviten vogëlushët përmes lojërave të ndryshme. Në fokusin e autores Loreta Vaso janë gjithmonë vogëlushët! Sa e bukur bëhet bota përmes vështrimit të tyre! Në librin “Të rregulltit dhe prapsinjosët” autorja prek me kujdes atë që ndodh në mendjen e një fëmije teksa imagjinon… Struktura e librit është ndërtuar duke u bazuar në harmonizimin e rrëfimit, nga njëri episod në tjetrin, me dialogun e autores me personazhin kryesor. Kur ishte më i vogël, ai luante edhe me plastelinë, si çdo fëmijë, duke i dhënë forma të ndryshme, si ato të miushëve. Befas, një ditë, vogëlushi hoqi dorë nga loja e tij me plastelinë, që ndryshe nga të tjerat kishte qenë e parapëlqyera, duke njoftuar prerazi se miushët prej plasteline do t’i dërgonte në Vrimën e Zezë. Çfarë ndodh më tej? Si të gjithë fëmijët, vogëlushi zbavitej me lojëra të ndryshme, por i pëlqente edhe të dëgjonte libra, të lexuar nga prindërit. Pikërisht në një prej atyre ditëve ai u njoh me personazhin e Jeronim Stiltonit, që nxiti te vogëlushi vazhdimin e lojës imagjinare. Ai u shkëput nga format konkrete të miushëve prej plasteline, sepse paskëtaj do t’i kishte në mendje, sikur ata të ishin të padukshëm, të tejdukshëm ose thjesht në mendjen e tij.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Mediaprint sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
900 lekë
Më i ulëti
900 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
900 lekë
Më i larti
900 lekë
22 tet 2026
Të rregulltit dhe prapsinjosët