Të thuash gati të njëjten gjë

Të thuash gati të njëjten gjë

Në stokPërditësuar më 31 tet 2026

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
31 tet 2026

Përshkrimi

Përkthimi nuk është thjesht një kalim nga një gjuhë në tjetrën, por edhe një kalim nga një kulturë në tjetrën, nga një enciklopedi në tjetrën. Një përkthyesi lipset të mos i trembet syri jo vetëm nga rregullat rreptësisht gjuhësore, por edhe nga elementet kulturore, në kuptimin më të gjerë të fjalës. Të thuash gati të njëjtën gjë , është një demonstrim i shkëlqyer erudicioni prej njërit nga mendimtarët më të shquar të botës rreth çështjes sesi përkthimi i keq mund të cenojë kulturën, politikën dhe artin. I bazuar në një varg leksionesh për përkthimin, ky studim është një diskutim provokues dhe bindës për vështirësitë e një përkthimi besnik. Duke përdorur shembuj nga tekstet e letërsisë klasike, përfshirë edhe romanet e tij bestseller, Eco-ja shqyrton gjërat e drejta dhe gabimet, keqkuptimet dhe “negocimet” e domosdoshme gjatë përkthimit. Aty ku Hamleti i Shekspirit, kur dëgjon Polonin prapa perdeve, bërtet: A rat!, Hamleti i Nolit bubullin: Një mi! A është ky përkthimi besnik?! Por ka një arsye të fortë për këtë… Me shumë mprehtësi dhe humor gjatë analizës së përkthimeve të ndryshme, Eco-ja dëfren se si kryhen këto negocime. Duke ndriçuar grackat e një përkthimi fjalë për fjalë, ai i kërkon një aparature të përkthejë një pjesë nga Bibla në spanjisht, pastaj e kthen atë sërish në anglisht, pastaj në gjermanisht dhe sërish në anglisht. Përfundimi është gazmor dhe qesharak, por, sipas këndvështrimit të Eco-s, aty prapëseprapë mund të dallosh që bëhet fjalë për Biblën dhe jo për aventurat e para të Harry Potteri-t. Interesant dhe i kuptueshëm për gjithkënd, ky studim është i domosdoshëm veçanërisht për studentin e gjuhëve të huaja.

Detajet:

Publikuar:30 tetor 2026
Përditësimi i fundit:30 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

31 tet 2026

Të thuash gati të njëjten gjë