Teoja i Goldenit

Teoja i Goldenit

Në stokPërditësuar dje

1 275 lekë

Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Leximtari

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
29 tet 2026

Përshkrimi

Historia e këtij libri është vetë si një roman. Kur autori Allen Levi përfundoi shkrimin e romanit të tij të parë, plani ishte që ta fuste në sirtar. Miqtë e bindën ta botonte me shpenzimet e veta. Në vitin 2023, viti i parë i botimit, libri shiti 3000 kopje modeste. Në vitin e dytë, shiti 24 000 kopje. Më pas, pa asnjë fushatë promovuese, vetëm falë sugjerimeve të lexuesve mes njëri-tjetrit, shitjet shpërthyen në mbi 1 milion kopje të shitura. Libri u ngjit në krye të listës së New York Times-it dhe sot përkthehet anembanë Evropës. Një mëngjes pranvere, në një qytet të vogël jugor zbret një i panjohur: një plak me theks të huaj, me kureshtjen e një fëmije dhe me një buzëqeshje që i rri fshehur nën buzë. Askush nuk e di kush është, as përse ka ardhur. Në kafenenë e qytetit e presin nëntëdhjetë e dy portrete të vizatuara me laps, të varura në mur. Aty nis një ritual i çuditshëm: plaku i blen portretet një nga një, për t’ua dhuruar njerëzve të vizatuar në to. Në këmbim, ai kërkon vetëm që njerëzit e portretizuar, t’i rrëfejnë historinë e tyre. Portret pas portreti, dhuratë pas dhurate, përqark tij mblidhet një rreth të harruarish e të padukshmish: secili mëson të shohë veten dhe të tjerët, tashmë me një sy të ri. Sepse vëmendja, kur bëhet dhuratë, ka fuqinë të ndryshojë jetë. Ky është një libër për mirësinë si vendim, jo si rastësi; për artin e të parit të atyre që askush s’i sheh; dhe për gëzimin e trishtimin që bashkëjetojnë në çdo jetë njerëzore. Po kush është ky njeri që jeton thjesht e dhuron pa kursim? Ç’mister fsheh bujaria e tij? Dhe sikur një ditë, një i panjohur të trokiste në jetën tuaj vetëm për t’ju kujtuar se jeni parë dhe se keni vlerë, a do ta njihnit shenjtërinë nën petkun e një të huaji? VLERESIME “Një sukses marramendës, i përhapur falë sugjerimeve të lexuesve mes njëri-tjetrit.” The New York Times “Ka një cilësi alegorike, të mbështjellë në një dritë të butë.” The Washington Post “Një rrëfim prekës, që ta ngroh zemrën.” USA Today “Duke pasur parasysh sinqeritetin e tij gati të dhimbshëm, do të kisha menduar se një libër i tillë, sot do të shpërfillej si i dalëmode. Fakti që kjo nuk ndodhi, them se tregon diçka për mallin e lexuesve për një përshkrim të veçantë të besimit dhe të moralit.” Slate “Mirësia e Teos rrezaton, duke i shtyrë të gjithë të flasin me njëri-tjetrin, të miqësohen, t’i zgjatin dorën tjetrit.” Slate “Ritmi është qëllimisht kundërrymës, sepse shoqëria jonë e varur pas telefonave ka nevojë të ngadalësohet. Lexoja, ndalesha, mendoja. Pastaj, nga fundi, qëndrova zgjuar deri në orët e vona të një nate, sepse nuk e lija dot librin nga dora.” Reformed Journal “A e besoni dot atë fund? Ende mendoj për të, tek shkon në atë kafene dhe për të gjitha ato portrete në mur.” Oprah Winfrey, Oprah’s Book Club

Detajet:

Publikuar:29 tetor 2026
Përditësimi i fundit:29 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 29 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 275 lekë

Më i ulëti

1 275 lekë

29 tet 2026

Mesatarja

1 275 lekë

Më i larti

1 275 lekë

29 tet 2026

Teoja i Goldenit