
Thëngjij përvëlues
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Thëngjij përvëlues – Marc Voltenauer Thëngjij përvëlues e çon lexuesin në një udhëtim midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Ngjarjet fillojnë me gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje në liqenin e Gjenevës. Është viktima e parë e një serie vrasjesh. Pak më vonë gjendet një trup i dytë, pastaj një i tretë. Bëhet fjalë për kufoma grash, të gjymtuara tmerrësisht, nga të cilat ka mbetur vetëm trupi. Viktimat janë të panjohshme. Inspektori Andrea Auer ngarkohet që të ndjekë hetimet. A do të jetë e lehtë për të dhe skuadrën e tij që të gjejnë autorët e këtyre krimeve makabre? Ndërkohë, Sokol Hoti mbërrin në Zvicër pas vrasjes së Mirjanit, vëllait të tij, viktimë e një gjakmarrjeje të vjetër. Por edhe ai zhduket. Huberti, miku i tij zviceran shurdhmemec, nuk ka marrë asnjë lajm nga ai prej disa javësh. Së bashku me motër Laurën, vendosin të kryejnë hetimin e tyre në Zvicër dhe në Shqipëri. Inspektori Auer, në ndjekjen e furishme të vrasësve nëpër Europë, do të përballet me anën më të errët të së kaluarës së tij. Këto ngjarje do ta kredhin lexuesin në skutat e errëta të psikikës së njeriut, në marrëdhëniet midis brezave brenda familjes Hoti që banon në Zvicër, por që është e ndarë mes ndjenjës për të marrë hak dhe asaj për të këputur zinxhirët e kësaj serie gjakmarrjesh, midis të shkuarës dhe të tashmes.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 250 lekë
Më i ulëti
1 250 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 250 lekë
Më i larti
1 250 lekë
21 tet 2026
Thëngjij përvëlues