Thengjij pervelues

Thengjij pervelues

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 063 lekë

Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Leximtari

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Vrasje të mistershme dhe një gjakmarrje që kapërcen kufijtë “Thëngjij përvëlues” e çon lexuesin në një udhëtim plot tension e mister midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Ngjarjet nisin rrufeshëm me gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje në liqenin e Gjenevës. Ajo është vetëm viktima e parë e një serie vrasjesh të frikshme. Pak më vonë gjendet një trup i dytë, e pastaj një i tretë. Bëhet fjalë për kufoma grash, të gjymtuara tmerrësisht, nga të cilat ka mbetur vetëm trupi, duke i bërë viktimat krejtësisht të panjohshme. Inspektori Andrea Auer ngarkohet të ndjekë këtë hetim të ndërlikuar. Por a do të jetë e lehtë për të dhe skuadrën e tij të gjejnë autorët e këtyre krimeve makabre? Ndërkohë, një tjetër dramë luhet paralelisht. Sokol Hoti mbërrin në Zvicër pas vrasjes së vëllait të tij, Mirjanit, i cili ka rënë viktimë e një gjakmarrjeje të vjetër. Por shumë shpejt, zhduket edhe vetë Sokoli. Huberti, miku i tij zviceran shurdhmemec, i mbetur pa asnjë lajm prej javësh, vendos të bashkojë forcat me motrën e Sokolit, Laurën, për të kryer një hetim të tyrin që shtrihet mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Këto ngjarje do ta kredhin lexuesin në skutat më të errëta të psikikës njerëzore dhe në marrëdhëniet e ndërlikuara midis brezave brenda familjes Hoti. Një familje e ndarë thellësisht mes etjes për të marrë hak dhe dëshirës për të këputur përfundimisht zinxhirët e kësaj serie gjakmarrjesh, e mbetur pezull mes të shkuarës dhe të tashmes. Teksa inspektori Auer vihet në ndjekjen e furishme të vrasësve nëpër Europë, ai do të detyrohet të përballet ashpër edhe me anën më të errët të së kaluarës së tij.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 063 lekë

Më i ulëti

1 063 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 063 lekë

Më i larti

1 063 lekë

22 tet 2026

Thengjij pervelues