
Tirza
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Në fund të të pesëdhjetave, Jërhen Hofmesteri nis të kuptojë se jeta po i rrëshqet nga duart. Pas humbjes së punës dhe gruas, humbjes së kursimeve dhe largimit të vajzës së madhe, i mbetet krenaria se është zot i një shtëpie madhështore në lagjen më të pasur të Amsterdamit dhe Tirza, vajza e vogël, xhevahiri i tij, sidomos pas zhgënjimit me vajzën e madhe, Ibin, e cila ka lënë universitetin për të ngritur një biznes të vogël, që nuk ka të bëjë aspak me aftësitë intelektuale! Tirza, pra, bëhet qendra e botës së tij dhe Jërheni e mbulon me përkujdesje e një përkushtim gjithnjë e më të fiksuar. Hofmesteri ia kushton jetën i lumtur Tirzës, derisa ajo e prezanton me të dashurin e ri, Shukriun, i cili ka një ngjashmëri shqetësuese me Muhamet Attan, njeriun që drejtoi sulmin kundër Kullave Binjake, simbolin e së Keqes për të. Dhe kur ata e njoftojnë se kanë në plan të shkojnë disa muaj në Afrikë, shqetësimi mbërrin kulmin. Pra, sakrifica e tij paskësh qenë e kotë! Tirza shënon një pikë të lartë në krijimtarinë ende në zhvillim të Arnon Grunbergut, me këtë histori tronditëse dhe mjeshtërore të një burri që kërkon shëlbim. Një libër për paranojën sociale, për ata që kanë humbur çdo siguri në jetë dhe prandaj i frikësohen së keqes nga jashtë, pa e njohur të keqen brenda.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 250 lekë
Më i ulëti
1 250 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 250 lekë
Më i larti
1 250 lekë
31 tet 2026
Tirza