
Trafikanti
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Albas në faqen e vet (albas.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Një romancë thriller që të tërheq që në rreshtat e parë dhe të mban mbërthyer deri në fund. Dy personazhe, Aleni me nënshtetësi holandeze dhe Mia me atë amerikane, që fati i sjell pranë njëri-tjetrit. Mia është avokatja e re që Aleni ka zgjedhur për ta ndihmuar në legalizimin e investimeve të tij dhe në vendosjen e përhershme në Amerikë. Aleni është i pashëm, i pasur, e plot sharm. Por ai ka sekrete dhe një të kaluar të errët, të cilën Mia e mëson pikërisht në momentin kur ata kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin, një dashuri nga ato të mëdhatë. Dashuria e fisnikëron njeriun dhe Aleni do të bëjë gjithçka për vajzën e ëndrrave të tij, por a mund ta lëmë ne të kaluarën pas? Nëse po, a na lëshon ajo apo na ndjek si hije? Fati ndan letrat dhe lojën e lozim vetë. Ndonjëherë, ai na vendos në anën e ligjit dhe ndonjëherë në të kundërtën e tij. A ekzistojnë njerëz të mirë dhe të këqij apo engjëlli dhe djalli rrinë së bashku tek i gjalli? Ky libër sa tronditës, aq edhe tërheqës na bën të gjendemi përballë paragjykimit apo mirëkuptimit. Duket si një lojë psikologjike që të lë në udhëkryq dhe nuk di çfarë rruge të marrësh dhe kë anë të mbash. Po dashuria, a fal ajo, a i kalon dot sprovat e fatit? I mbushur me ngjarje, hera-herës të rënda, dhe kthesa të paparashikueshme ky libër e bën të pamundur ta lëshosh nga dora pa e mbaruar…
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Albas sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
742 lekë
Më i ulëti
742 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
742 lekë
Më i larti
742 lekë
21 tet 2026
Trafikanti